• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI/ Bardhi-mazhorancës: Jeni të pafytyrë, votuat një kandidat të “non gratës”! Bushka: Mos na bëni gjyqin
Home
Politikë

DEBATI/ Bardhi-mazhorancës: Jeni të pafytyrë, votuat një kandidat të “non gratës”! Bushka: Mos na bëni gjyqin

27 May, 2022 F.autor Politikë

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja në Komisionin e Ligjeve, ku është diskutuar përzgjedhja e kandidaturave të paraqitura për anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Deputetet e PS-së në Komisionin e Ligjeve, votuan kandidatin Simon Mirakaj, për  anëtar të Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit.

Kandidati kalon në Parlament për votim. PS me parë ka deklaruar se nuk voton asnjë dokument ku është firma e Berishës.   Kandidatura e Simon Mirakës, propozuar edhe me firmën e Sali Berishës, ka shkaktuar debat në Komision.

Gazment Bardhi ju drejtua me tone të ashpra deputetëve socialistë në Komision.

Bardhi: Jeni dhe të pafytyrë. Keni thënë që nuk pranoni asnjë nga “non grata”, dhe keni votuar një kandidat të propozuar nga Berisha, “non grata.” Vini këtu dhe thoni duam të bashkëpunojmë me opozitën. Nuk mund të jetë vota juaj edhe mbështetja e “non gratave” që përcakton përbërjen e institucioneve publike.

Dilni dhe shpjegoni shqiptarëve se pse i mashtroni, thoni që nuk votojmë me firmat e “non gratave” dhe shkoni ngrini dorën resht. E dini pse? Se nuk lexoni, vetëm merrni urdhra, ju kanë thënë do votoni 1,2,3 dhe ngrini dorën pa lexuar. Ja ku e keni me firmë këtu. Keni 6 muaj që betoheni, çdo dokument që vjen me firmën e “non gratave”, rrëzohet. Kur ju intereson ju për të kapur institucionet ngrini dorën resht, ulni dhe kokën dhe pastaj i fusni e një buzëqeshje sepse nuk keni çfarë thoni.

Bushka: Kandidati për të cilin flisni ka mbështetjen edhe të deputetëve tuaj, jo non gratave. Kështu që duhet të kishit bërë vetë verifikimin përpara se të vinit këtu të na bënit gjyqin ne.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL VIDEO/ Si nisi sherri në lokal me tifozët holandezë, momenti kur shqiptari vjen për "sqarim" dhe shoku e godet...
Previous article LAJM I MIRË! Shpëtohen edhe 4 gra dhe 9 fëmijë nga kampi i ISIS në Siri, u dorëzohen autoriteteve shqiptare

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT