• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI/ A po armatoset fshehtas Koreja e Veriut? Trump dhe Kim Jong i shkruajnë njëri tjetrit
Home
Nderkombetare

DEBATI/ A po armatoset fshehtas Koreja e Veriut? Trump dhe Kim Jong i shkruajnë njëri tjetrit

6 August, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Kush thotë se Presidenti i SHBA di të shkruajë vetëm twitter-a?

Nuk është e vërtetë – pushtetmbajtësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un ai i shkruan me zell letra. Dhe: askush nuk e di se çfarë përmbajnë letrat.

Më parë erdhi postë nga Koreja e Veriut, tani u përgjigj Donald Trumpi: një delegacion i SHBA ia dorëzoi në Singapur letrën ministrit të Jashtëm të Koresë së Veriut, Ri Yong Ho, bëri të ditur një zëdhënëse e ministrisë së Jashtme të SHBA. Dorëzimi u bë në kuadër të një forumi të sigurisë në Singapor. Edhe ministri i Jashtëm Mike Pompeo e konfirmoi dorëzimin e letrës në twitter.

Përmbajtja e të dyja letrave është në pjesën më të madhe e panjohur. Qeveria amerikane tha vetëm disa fjalë të mjegullta për to. Zëdhënësja e Trumpit, Sarah Sanders tha se letrat janë në vazhdim të takimit të nivelit të lartë të qershorit në Singapor dhe synojnë që “t’i avancojnë premtimet e bëra atje.” Por është edhe shumë e mundur që të dyja qeveritë për momentin nuk kanë fare interes që të publikohet përmbajtja – sepse me sa duket prapa perdeve është mbledhur mjaft zemërim: duket sikur takimi i qershorit nuk ka sjellë afrim të vërtetë të pozicioneve.

A po armatoset fshehtas Koreja e Veriut?

Në takimin e nivelit të lartë midis Trumpit dhe Kimit u ra dakord që Koreja e Veriut të çarmatoset dhe para së gjithash t’i japë fund programit të saj atomik. Që Pheniani t’i përmbahet kësaj, për këtë kanë dyshim ekspertët. Në bazë të një raporti që u hartua për Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Koreja e Veriut e ka intensifikuar edhe më tej programin e saj atomik dhe raketor, në vend që të çarmatoset.

Edhe mallra janë shitur fshehtas, në shkelje të sanksioneve nga Koreja e Veriut, për të gjeneruar me to valutë. Bëhet e ditur se vetëm nga tetori 2017 deri në mars 2018 Koreja e Veriut ka shituar tekstile në vlerë 100 milionë doillarë. Marrësit kanë qenë vende si Kina, Gana, India, Meksika, Sri Lanka, Tajlanda, Turqia dhe Uruguai. Koreja e Veriut besohet se bashkëpunon ushtarakisht edhe me Sirinë dhe përpiqet t’u shesë armë kryengritësve Hutu.

Trumpi do shtensionim – Pompeo të vazhdojë presioni

Menjëherë pas takimit mes Trumpit dhe Kimit sinjalet vërtet tregonin shtensionim, por brenda qeverisë së SHBA duket se ka pikëpamje të ndryshme se si duhet të trajtohet Koreja e Veriut. Kështu, ministri i Jashtëm Mike Pompeo ka bërë thirrje që të ruhet presioni ndaj udhëheqjes së Koresë së Veriut. Pompeo tha para fillimit të Forumit Rajonal të Aseanit se me këtë synohet të arrihet “çarmatimi bërthamor përfundimtar dhe i verifikuar plotësisht”.

Reagimi i Koresë së Veriut ndaj deklaratës së Pompeit nuk vonoi. Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong Ho tha se vendi i tij është “plotësisht i vendosur” që ta zbatojë marrëveshjen e nënshkruar në qershor për çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut. Prandaj kërkesa e ministrit të Jashtëm të SHBA është “alarmuese”. Me këtë qendrim SHBA sipas tij kthehen “tek e vjetra” – duke u larguar tepër nga synimet e udhëheqjes vetjake, kritikoi Ri.

Ai e kundërshtoi edhe studimin e ekspertëve, sipas të cilit Koreja e Veriut po vazhdon të armatoset edhe më tej: Që prej marrëveshjes së qershorit, Pheniani ka ndërmarrë një sërë masash që krijojnë besim për “çarmatimin bërthamor” të Koresë së Veriut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH BEFASIA/ Rodriguez shumë PRANË transferimit tek gjigantët e Premier League
Previous article SHORTI EUROPA LEAGUE/ KUKËSI mëson kundërshtarët e “play off-it”, ja me kë do të ndeshet

g.autor

Postime të ngjashme

TENSION NË LINDJEN E MESME/ Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë Botë

TENSION NË LINDJEN E MESME/ Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë

JO MË MOTORË DHE KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë Botë

JO MË MOTORË DHE KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit Botë

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT