Ishte tetori i vitit 1913 dhe Shqiperia kishte vetem 11 muaj qe kishte shpallur pavaresine dhe vetem 4 muaj qe Konferenca e Ambasadoreve i kishte copetuar trojet shqiptare. Por sipas gazetes se qeverise “Perlindja e Shqipnise”, vrasjet mes njeri tjetrit edhe ne kete kohe ishin ne numer te larte.
Ne librin tim “100 vrasjet me te bujshme ne historine e Shtetit Shqiptar”, vrasja e dyte (Pas Hasan Riza Pashes) ishte e nenprefektit te Lezhes, Gjeto Çoku, patriotit qe ngriti flamurin dhe shpalli pavaresine ne kete qytet. Por nese lexojme gazeten, ne kete muaj tetor jane vrare edhe persona te tjere pothuajse me te njejten menyre si edhe sot.
Vrasjet kane ardhur nga e kaluara dhe vijojne edhe sot ne vendin tone duke konfirmuar postulatin e historise se qe te kuptosh te tashmen dhe te ndertosh te ardhmen duhet te njohesh shume mire te shkuaren. Gazeta “Perlindja e Shqipnise” na e konfirmon kete.
Reagimi i ish-kryeministrit, Sali Berisha:
Zografi urdhëron i tmerruar ndrikull Mimi Trafikun te mbylle punimet e komisionit parlamentar!
Te dashur miq, Zografi i dyte, për të mbuluar aktin e tradhëtisë së tij të lartë kombëtare urdhëroi sot ndrikull Mimi Trafikun të mbyllë në mënyrën më të paskrupullt seancën e pyetjeve në komisionin parlamentar për Ditzi Tradhtar Bushatin për shitjen e Detit dhe pasurive përrallore të gazit dhe naftës të Shqipërisë në detin Jon.
Me aktin e sotëm banditesk, Zografi i dytë dhe Ditzi Tadhtar Bushati vetëm se faktuan se ata kanë frikë vdekësore nga transparenca, e cila nxjerr në dritën e diellit dhuratën që i bënë Greqisë prej 1200 km katror det dhe triliona fuçi nafte dhe metër kub gaz pasuri kombëtare e Shqipërisë.
Po rikujtoj këtu se ministri i mbrojtjes i Greqisë ka deklaruar në media se me marrëvëshjen e detit me Shqipërinë zmadhohet atdheu (Greqia). Kurse Kryeministri Cipras deklaroi pas marrëveshjes me Zografin e dyte të Londrës ku vendosën copëtimin e dytë të trojeve shqiptare se zgjidhja (marrëveshja) i jep avantazh të rëndësishëm Greqisë në Zonën Ekskluzive Ekonomike (pra zonën e naftës dhe gazit).
Me këtë raste u bej thirrje shqiptareve te ngrihen fuqishëm për ti rezervuar Zografit te dyte dhe Ditzi Tradhtar Bushatit fundin e merituar!