• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATET PËR VRASJEN E GJENERALIT/ Administrata e Trump anulon papritur 4 seanca informimi për çështjen e Iranit
Home
Nderkombetare

DEBATET PËR VRASJEN E GJENERALIT/ Administrata e Trump anulon papritur 4 seanca informimi për çështjen e Iranit

16 January, 2020 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Administrata Trump ka anuluar papritur katër seanca informuese me dyer të mbyllura të kongresit, të lidhura me krizën në vazhdim të Iranit, duke dhënë pak ose aspak shpjegime, në disa raste, referuar këtyre vendimeve. Departamenti i Shtetit anuloi dy seanca informuese të planifikuara për ditën e djeshme.

Mësohet se, Ligjvënësit e Kongresit ishte e planifikuar të merrnin një udhëzim mbi sigurinë e ambasadës, ndërsa Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit ishte pritur një udhëzim për të dëgjuar nga zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit për politikën e administratës në Iran, dy evente këto të cilat u anuluan.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se, edhe zyrtarët e FBI pritej të informonin një grup ligjvënësish të Shtëpisë së Bardhë për çështjet e kundërzbulimit të lidhura me Iranin në një seancë me dyer të mbyllura, por ato plane gjithashtu ndryshuan në momentin e fundit. Arsyeja e anulimit mbetet e paqartë, ndërkaq FBI ende nuk është prenoncuar referuar kësaj çështje.

Po ashtu, Pentagoni vendosi të anulonte një tjetër seancë informuese me Komitetin e Shërbimeve të Armatosura të Shtëpisë së Bardhë për çështjen e Iranit. Referuar këtij rasti, një zyrtar i mbrojtjes amerikane u shpreh se anulimi ndodhi për shkak të një problemi me planifikimin.

Konferenca pritej të mbahej nga John Rood, zyrtari më i lartë i Departamentit të Mbrojtjes, mirëpo për shkak të disa problemeve me skedulimin, Departamenti i Mbrojtjes po merret për të rivendosur një tjetër orar për zhvillimin e saj.

Anulimet e papritura të këtyre seancave informuese vijnë pasi disa ligjvënës, veçanërisht demokratët, vazhdojnë të vënë në dyshim arsyetimin e administratës së Trump për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani. Sikurse raportojnë mediat ndërkombëtare, senatorët me sa duket pritet të “qortojnë” Presidentin Donald Trump përmes votimit të një rezolute për të kufizuar veprimet e tij ushtarake në Iran.

Të pyetur, dy zyrtarë të DASH të përfshirë në sigurinë e ambasadës amerikane shprehen se nuk ishin të vetëdijshëm për kërcënime të supozuara ndaj katër ambasadave amerikane, gjë e cila hedh poshtë pretendimet e Trump se sulmi i urdhëruar ndaj gjeneralit të lartë iranian në fillim të këtij muaji u bë për shkak të kërcënimit që ai përbënte për postet diplomatike.

Referuar anulimit të këtyre 4 seancave të informimit në të cilat pritej të raportohej gjendja referuar situatës në Iran, një ndihmës republikan u shpreh se ishte thjesht “një ndryshim të planifikimeve”.

“Raportet e konferencës patën një përplasje, por Shteti na ka siguruar se ne do t’i marrim ato përsëri përmes disa seancave dëgjimore mbi Iranin në javët e ardhshme,”  është shprehur mëtej ndihmës republikani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “U BETOVE PËR KISH TË LAÇIT"/ Patozi kritika Bashës pas tryezës: Do e rrëzonim Ramën po të ishim bashkë
Previous article JUVENTUS PRET BILETËN PËR RAUNDIN TJETËR/ Mësohen 3 çerekfinalet e Kupës së Italisë

Delo.autor

Postime të ngjashme

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore Botë

DRONËT ALARMOJNË LUKSEMBURGUN/ Qeveria forcon monitorimin e hapësirës ajrore

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë Botë

PARALAJMËRIMI I FMN: Inteligjenca artificiale mund të rrisë produktivitetin në Evropë, por rrezikon të thellojë pabarazinë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit Botë

ZGJEDHJET NË RUSI NËN TENSION/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT