• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATET NË KUVEND/ Rama: E latë borxhin 74% pa tërmet e pandemi. Protagonistët e qeverisjes së djeshme i keni…
Home
Politikë

DEBATET NË KUVEND/ Rama: E latë borxhin 74% pa tërmet e pandemi. Protagonistët e qeverisjes së djeshme i keni…

8 November, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet akuzave të Partisë Demokratike për çështjen e buxhetit dhe borxhit publik duke i sulmuar dhe kujtuar qeverisjen deri në 2013. Rama tha në foltoren e parlamentit se PD e la borxhin publik 74%, ndërkohë që nuk kishte as epidemi dhe as tërmet.

Shefi i maxhorancës pohoi se është e vërtetë se sot borxhi është më i lartë se 74%, por ka një pse. Sipas tij, pse-ja lidhet me faktin që kur socialistët e gjetën 74% e ulën në 63 % dhe në momentin kur flasim sot kanë ndodhur dy ngjarje shumë të rënda që kanë krijuar nevojën imediate për të marrë borxh, tërmeti dhe pandemia.

Më tej Rama tha se protagonistët e qeverisjes së deri djeshme, janë në krye, në të dy krerët e zogut që përpëlitet, duke iu referuar foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas tij, tani është e formalizuar që është një zog dy krenar PD-ja, por jo shqiponjë.

“Ndoqa me shumë interes fjalën e z. Media dhe jam dakord me të që më e mira do ishte që ky vend, ky shtet në çështje të një rëndësie madhore të fliste me një gjuhë. Arsyet pse nuk kemi arritur në këtë ndonjëherë nuk ka nevojë t’i shtjellojmë sepse patjetër që të gjithë kanë një listë arsye të ndryshme. Por duke qenë se këtu dua të them dy fjalë për aktin normativ nuk po zgjatem në këtë pikë, por nëse z. Mediu merr një nismë për të organizuar një tryezë të përbashkët të PD-së ku dhe ai bën pjesë dhe të PS-së unë garantoj që do marr pjesë pa kërkuar as kush do vijë, as kush nuk do vijë. Do ishte nismë e vyer.
Nga ana tjetër disa gjëra të thjeshta sepse nga sa munda të dëgjoj ka një keqkuptim sh të madh lidhur me aktin normativ dhe vetë eurobondin. Eurobondi nuk është një borxh i radhës, është një mekanizëm financimi me likuiditet i vetë borxhit. Nuk është marrim borxh të lajmë borxhin, por është një mekanizëm që na jep mundësi të përballojmë rritjen e shpenzimeve dhe të përballojmë edhe të gjithë procesin e financimit të borxheve të marra në shumë vite, të gjitha së bashku. Këtu u fol, ça nuk u tha, po e vërteta është që kur përsërisni atë borxhin 80%, borxhin më të lartë në histori, duke u përpjekur t’i thoni njerëzve që këtu ka vetëm marrje borxhi dhe ka një situatë që ka dalë jashtë kontrolli, kujtohuni pak se nuk ka qenë 100 vjet përpara, as 15 vjet përpara dhe nuk kane qenë të tjerë, kanë qenë ata që diktojnë linjën e fjalimeve të opozitës së sotme në pushtet dhe borxhi kur ne kemi marrë detyrën ka qenë 74%. Sot është e vërtetë, është më e lartë se 74%, por ka një pse. pse ja lidhet me faktin që kur ne atë 74% e ulëm në 63 % dhe në momentin kur flasim sot kanë ndodhur dy ngjarje shumë të rënda që kanë krijuar nevojën imediate për të marrë borxh, tërmeti dhe pandemia. Borxhi që ju i latë shqiptarëve dhe Shqipërisë kur ata ju larguan nga detyra ishte 74% dhe s’kishte as pandemi, as tërmet, por qoftë tërmeti, qoftë epidemia ishin e një forme tjetër. Kur flisni ju për ato që flisni është vërtetë për t’u admiruar guximi me të cilin harroni se ju nuk keni ardhur nga hëna, as nuk keni zbritur në Shqipëri ditën që filloi kjo legjislaturë. Ju keni qenë këtu, keni qeverisur dhe protagonistët e qeverisjes së deri djeshme, ju i keni në krye, në të dy krerët e zogut që përpëlitet se tani është e formalizuar që është një zog dy krenar PD-ja, por jo shqiponjë. Akoma nuk jam i qartë se cilës specia do t’i ngjajë në fund, por shqiponjës jo”, deklaroi Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REPLIKON ME SALIANJIN/ Rama: Jam piktor por mësoj për detyrën. Ju nuk keni lidhje me të djathtën
Previous article AKADEMIA E BARINJVE/ Rama: Janë në gjithë botën! Shërbejnë për t'i informuar dhe azhornuar me kohën e re

F.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT