• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATE TE EKONOMIA/ Tabaku-Bibës: Autoriteti i Konkurrencës nuk po u shërben qytetarëve
Home
Politikë

DEBATE TE EKONOMIA/ Tabaku-Bibës: Autoriteti i Konkurrencës nuk po u shërben qytetarëve

13 April, 2022 s.autor Politikë

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ka një seancë dëgjimore me Autoritetin e Konkurencës. Gjatë kësaj dëgjese deputetja Tabaku u shpreh se Autoriteti i Konkurencës është një institucion i rëndësishëm i cili ka dhe vëmendjen e Bashkimit Europian.

Në raportin e BE, u shpreh Tabaku, është përcaktuar qartë se “Autoriteti duhet të jetë më aktiv në kontrollin paraprak të PPP dhe të drejtave eskluzive që atyre mund ti jepen dhe në kontrollin e përputhshmërisë me parimet e konkurrencës të të gjithë instrumenteve ligjore të përdorura për koncesionet, përfshirë marrëveshjet ndërqeveritare të lidhura me vendet e treta për zbatimin e projekteve të përbashkëta.”

Kjo do të thotë, vazhdoi ajo më tej, se Autoriteti Konkurencës nuk ka arritur që të jetë në shërbim të asaj që i përcakton ligji pra publikut. Nuk kemi ende rezultate apo hetime në lidhje me prokurimet publike, Koncesionet dhe padyshim PPP. Janë vënë re shume shkelje të MSA-së si Aeroporti i Vlorës, Porti i Durrësit e kështu me radhë dhe juve nuk keni marrë ndonjë hetim për këto monopole.

Më tej anëtarja e Komisiontt të Ekonomisë dhe Financave iu drejtua Denar Bibës duke i sjellë në vëmëndje një hetim të nisur prej tij për hidrokarburet.

“Dua të kem informacion në lidhje me detyrimet e Bankers Petrolium. Gjithashtu kemi nevojë si komision të kuptojmë tregun e hidrokarbureve dhe përse çmimet rriten në Shqipëri kur në bursë nuk rriten? Ne kemi pasur një raport nga Autoriteti Konkurencës në 2015 në lidhje me tregun e hidrokarbureve. Dua të kemi informacion se çfarë po bëhet me këtë raport?”

Më tej znj. Tabaku vuri në dukje edhe situatën e çmimeve të produkteve ushqimore që janë rritur dhe se sipas saj nuk mund të parandalohet kjo rritje me shpikje alla komuniste apo fashiste. Ajo u shpreh se rritja e çmimit të vajit, rritja e produkteve ushqimore dhe shportës së konsumit nuk janë hetuar nga Autoriteti Konkurencës.

Nuk mund të hetohet Play Station 5 dhe shitja e tij, evidentoi Tabaku, ndërsa në Shqipëri ka shqetësime shumë herë më të mëdha për qytetarët. Çmimi i vajit ka shkuar 321 lekë ndërkohë që ushqimet janë rritur me nga 50 apo 60 lekë për kilogram. Kjo rritje nga se vjen?! Sa është indkimi i monopoleve?! Qytetarët kanë nevojë të marrin përgjigje dhe mbi të gjitha tregu ka nevojë të lirohet nga monopolet dhe të shkojë drejt konkurencës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U FUT NË LISTËN E ZEZË TË SHBA-VE/ Jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet politikani i Bosnje dhe Hercegovinës
Previous article "PLUMBI MË SHPOI PANTALLONAT"/ Shqiptari tregon si i shpëtoi agresorit në New York: Ishte ulur pranë meje

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT