Kuvendi u përfshi në debate në lidhje me emërimin e drejtorit të policisë së qarkut të Shkodrës Edmond Sulaj me një karrierë profesionale 27 vjeçare. Kreu i grupit parlamentar të PD-së gjatë replikave me kryeministrin Edi Rama në interpelancën për skandalin e mbetjeve toskike të Kurum lexoi një komunikim në SKY ECC, për të cilat Bardhi thotë se janë provë se drejtori i policisë së Shkodrës është emëruar nga bandat.
Gazment Bardhi: “Unë po të pyes (i drejtohet Ramës) si ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar. Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti? Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bën.
Ndërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi (Edmond Sulaj, kryepolici aktual i Shkodrës) më duhet një dimër aty vëlla. Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm. Dhe vjen ti këtu dhe akuzon opozitën, se të thotë që je i lidhur me krimin e organizuar? Patjetër që do japësh llogari”


