• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBAT PËR ARMËT DHE…/ Po mbahet fushata demokrate për Shtëpinë e Bardhë
Home
Nderkombetare

DEBAT PËR ARMËT DHE…/ Po mbahet fushata demokrate për Shtëpinë e Bardhë

16 September, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Dhjetë kandidatët kryesorë demokratë për president u përballën javën e kaluar në një debat në Houston, duke argumentuar politikat e tyre. Ata synojnë të marrin emërimin e partisë si kandidati apo kandidatja që mund të mposhtë republikanin Donald Trump në zgjedhjet e 2020-tës. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Mike O’Sullivan, thotë se demokratët përballen me sfidën për të tërhequr me mesazhet e tyre anëtarët e partisë ndërsa kërkojnë të zgjerojnë mbështetjen tek votuesit.

Dhjetë kandidatët kryesorë ishin në skenë të enjten mbrëma në të njëjtën kohë. Ish nënpresidenti Joe Biden, një politikan i moderuar që kryeson anketat, ishte pranë sfiduesve kryesorë, Bernie Sanders dhe Elizabeth Warren të së majtës progresiste. Ishte gjithashtu një shans për senatoren Amy Klobuchar nga Minesota, të fliste për idetë e saj. Të dielën, ajo foli më gjerë për sfidat me të cilat do të përballet kandidati i emëruar.

“Ndryshimi i klimës dhe disa rregulla për mënyrën sesi sillemi me pjesën tjetër të botës. Duhet të bëjmë diçka për kujdesin shëndetësor dhe çmimet e ilaçeve. Duhet të gjallërojmë bazën tonë, dhe duhet të tërheqim republikanë të moderuar dhe të pavarur”.

Vetëm një muaj pas vrasjeve masive, përfshi një në shtetin e tij të Teksasit, kandidati Beto O’Rourke sugjeroi një blerje nga qeveria të armëve sulmuese me fuqi të lartë zjarri. “Po, do të vijmë t’u marrim armët AR-15, do t’u marrim automatikët AK-47….”

Debati për armët vazhdoi më pas në Twitter.

76 vjeçari Biden, u sulmua nga rivali Julian Castro, i cili la të kuptohet se aftësitë e zotit Biden po veniten. “A harrove çfarë the dy minuta më parë?”

Një tjetër rival bëri thirrje për nevojën e një kandidati më të ri.

“Mendoj se kjo pikëpamje duhet të jetë në tryezë tani, në një kohë kur në mbarë botën, po shohim gjithnjë e më shumë udhëheqës të zgjedhur – që nga Franca, Zelanda e Re e deri në El Salvador që janë të brezit tim”, tha Pete Buttigieg.

Presidenti Trump e përçoi argumentin e tij në Twitter, duke thënë se demokratët janë të butë në çështjet e imigracionit dhe tregtisë së paligjshme. Ndërsa demokratët debatonin, ai foli në një darkë republikane në Baltimore.

“Demokratët në Kongres kanë përqafuar një axhendë ekstreme, destruktive dhe të rrezikshme, socializmin radikal dhe kufijtë e hapur”, tha presidenti. Argumentat politike dhe sulmet personale, janë të gjitha pjesë e procesit. Një kandidat tha se idetë e demokratëve tërheqin një spektër të gjerë të votuesve.

“Ka një shumicë amerikane që beson se kemi nevojë për kujdes shëndetësor universal. Ka një shumicë që kërkon ligj për armët, ligj të llogjikshëm që do të shpëtojë jetë njerëzish.Ka një shumicë që kërkon reformë imigracioni, paga më të larta, mundësinë e abortit, pra pothuajse të gjitha idetë që po shtyn partia jonë”, tha Pete Buttigieg. /Voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA TË THJESHTA NË EKSTRAVAGANTE/ Ja çfarë fustanesh zgjodhën bukuroshet shqiptare ne dasmat e tyre (FOTO)
Previous article ËSHTË "XHEVAHIRI" I BARCELONËS/ Historia e Champions League pret Ansu Fati

F.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT