• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBAT NË KUVEND/ Basha: Pushkatarët e 21 Janarit i graduat ju; Manja: A je gati të shkojmë bashkë në SPAK?
Home
Politikë

DEBAT NË KUVEND/ Basha: Pushkatarët e 21 Janarit i graduat ju; Manja: A je gati të shkojmë bashkë në SPAK?

9 May, 2024 s.autor Politikë

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate mes opozitës e mazhorancës. Ne fjalën e tij kreu demokrat Lulzim Basha përsëriti edhe njëherë kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetëve të Kuvendit dhe vettingun e politikanëve.

Ndërkaq, ai nuk kurseu akuzat në drejtim të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe Kryeministrit Edi Rama. Sipas Bashës, Manja ka gënjyer shqiptarët në lidhje me Amnistinë Penale sepse sipas tij, nuk u amnistuan qytetarët e thjeshtë, por të korruptuarit.

“Unë kam kërkuar heqjen e imunitetit tim këtu dhe i janë nënshtruar ndjekjes penale për 2 vjet dhe jam gati ti nënshtrohem edhe për 40 vite të tjera.

21 Janari, a si graduat ju dhe i dhatë pasuri pushaktarët? A si puthët ju dhe e vutë në fron sebepin e 21 Janarit? Pse duhet të prisnit Strasburgun?

Apo e keni fjalën për kryeministrin e një vendi anëtar të NATO-s që ka korruptuar një nga zyrtarët më të lartë kundër inteligjencës së një vendit tjetër anëtar të NATO, të SHBA, rasti Mc.Gonigal që sot e ke në burg për 2 vjet e 4 muaj në komplotin që stisi bashkë me shefin tënd.

Këto janë të stërkonsumuara dhe e vetmja gjë që s’thua dot është: Pse i gënjeve kur amnistove të korruptuarit që i tregojnë të dhënat sot dhe vazhdon me ndjekje penale të mbash prindërit e fëmijëve që u lëshove gaz për ti nxjerrë nga shtëpitë e tyre që u ngritën në protestë. Sepse ti dhe shefi jot jeni nëna e korrupsionit”, tha Basha.

Ndërsa ministri Manja u kundërpërgjigj duke thënë se mazhoranca ka meritë të madhe përsa kohë arriti të vendosë në gojën e shqiptarëve fjalën SPAK.

“Ndryshe nga ti, që të tutë thonë se edhe kur pyetesh për orën gënjen, këta të mitë nuk e thonë për mua, se atë ditë që do e thonë, unë iki nga politika. Unë jam gati, por ti je gati që të shkojmë të dy bashkë atje? Të tjerat janë retorikë politike. Drejtësia flet me fakte. Je gati të shkojmë atje? Kjo mazhorancë ka meritën e madhe që vuri në gojën e shqiptarëve fjalën SPAK, një realitet i pamohueshëm për drejtësinë shqiptare”, tha Manja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASHTRIME NDAJ BUZNESMENËVE/ Gjykata e Tiranës kalon për gjykim dosjen e Florian Gjergjit
Previous article AMNISTIA/ Manja: 20 të dënuar nga GJKKO përfituan nga amnistia, por nuk janë simbol i korrupsionit dhe as zyrtarë të lartë

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT