• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBAT NË KUVEND/ Balluku i kthehet ashpër Ralf Gjonit: Përdoreni diku tjetër këtë…
Home
Politikë

DEBAT NË KUVEND/ Balluku i kthehet ashpër Ralf Gjonit: Përdoreni diku tjetër këtë…

20 May, 2021 s.autor Politikë

Ministrja Belind Balluku dhe deputeti opozitar Ralf Gjoni kanë debatuar sot në Kuvend me tone të ashpra teksa po diskutonin për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 10.304, date 15.07.2010 “Per sektorin minerar ne Republikën e Shqipërisë” te ndryshuar””.

Gjoni shprehu habi dhe nuk i kurseu akuzat se pse ky parlament duhet të votonte një projektligj kaq me rëndësi, kur në fakt sipas tij i takonte parlamentit të ri. Mes të tjerash ai shtroi pyetjen se kush kompani fshihet pas që po favorizohet me miratimin e këtij projektligji.

“Në parim nuk është keq që të diskutojmë për sektorin minerar, se jemi vend i pasur. Por më shqetëson fakti zoti kryetar që këto lloj ligjesh që unë i gjykoj të rëndësishme e vijnë në parlamentin tonë. Kolegët më mirëkuptojnë. Roli ynë sot është që të merrem me minimalen e legjislacionit dhe komisionet me rëndësi t’ja lëmë parlamentit që vjen pas 25 prillit. Zonja ministre kur e sponsorizon këtë ligj? Kush kompani ishte e interesuar që ky ligj kalojë tani në maj. S’duhet të ishim këtu si deputetë, pasi nuk përbën sens. Populli ka votuar parlamentin e ri, dhe jo të krijohet në shtator. Në raportin e fundit të Transparencë Internacional; thuhet se shteti është i kapur. Flitet për një fenomen të frikshëm që për mua është indikator i klektokracisë, fenomeni i sponsorizimit të ligjeve nga aktorët privatë dhe përdorimi i parlamentit si zyra noteriale për interesa oligarkike. Nuk shoh që të përballemi me emergjencë që të diskutojmë këto ligje. Por a na përket ne e drejta morale që të votojmë nisma kaq të rëndësishme. Unë do e investigojë këtë ligj dhe aktorët që mund ta kenë sponsorizuar, përmes kanaleve dhe burime vetë. Për të parë se çfarë po ndodh në këtë republikë. Pse ne po përdoremi për të mbushur xhepat e këtyre individëve në Shqipëri.”, tha ai.

Ndërkohë, ministrja Balluku në replikën e saj iu drejtua Gjonit se fushata elektorale kishte mbaruar. Sipas saj ky projektligj ishte diskutuar në komision dhe tashmë ishte koha që ai të miratohej.

“Fushata elektorale ka përfunduar, për sa kohë që është parlamenti vazhdon detyrën dhe ju keni marrë mandatin bëni si bëni dhe çojeni deri në fund. Këto pyetje retorike i shkonin fushatës elektorale. Unë të dëgjova pa ju ndërprerë kështu që ‘ej, ej’ përdoreni diku tjetër. Tonin e kam të shkëlqyer, siç kam dhe fjalën pa të ofenduar. Pyetje retorike….çe ke këtë ‘ej, ej? Këto pyetje skaduan në fushatë elektorale. Fushata elektorale ka përfunduar. Këto me sponsorizime i dini ju më mirë, se siç duket keni funksionuar ashtu. Ne sjellim ligjin këtu. Ralf ti je djalë me edukatë pse duhet me ‘ej, mi’. Nuk punojmë me sponsorizime, ne i sjellim në komision. Keni pasur kohën për të diskutuar këtë projektligj dhe sot është dita për ta votuar.”, tha Balluku./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TË SËMURË MENDORË"/ Mediat serbe shpërthyen ndaj Anxhelës pasi bëri shqiponjën në “Eurovision”, Ardit Gjebrea reagon i revoltuar
Previous article MERRET VENDIMI/ 114 kutitë e votimit të Qarkut Berat do të rinumërohen. PS mbështet kërkesën e LSI

s.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët... Breaking News

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT