• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Debat i “ZJARRTË”/ Salianji: 6 deputetë përjashtohen pa prova e fakte. Spiropali: Po keqpërdoreni
Home
Shqipëri

Debat i “ZJARRTË”/ Salianji: 6 deputetë përjashtohen pa prova e fakte. Spiropali: Po keqpërdoreni

12 April, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Tensioni i krijuar në seancën e sotme plenare, ku deputetë të opozitës kanë hedhur miell, vezë, e letra në drejtim të kryeministrit Rama, si dhe veprimi i ministrit Bushati duke u hedhur ujë, ka ngjallur jo pak reagime.

Kjo situatë e krijuar në Parlament është diskutuar edhe në emisionin e sotëm “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”.

Deputeti demokrat Ervin Salianji tha se gjashtë deputetë të opozitës janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi, pasi protestuan me të drejtë, sipas tij.

“Nuk është zbatuar njëlloj rregulloja. Janë dënuar 6 deputetë të opozitës, dhe 11 qytetarë kuksianë. Ndërsa Rama dhe qeveritarët janë ende aty, pa asnjë masë ndaj tyre. Janë përjashtuar gjashtë deputetë të opozitës pa prova, pa fakte. Nuk ka pasur asnjë reagim të ashpër deri në momentin që ministri i Jashtëm ka hedhur ujë ndaj deputetëve të opozitës. Deri në atë moment po i kërkonim krye parlamentarit Ruçi përjashtimin e kryeministrit Rama, pasi fyeu qytetarët shqiptarë. Protestuam për arrestimin e 11 qytetarëve kuksianë që ndodhen ende në burg. Ne përfaqësojmë qytetarët shqiptarë aty, të cilët protestojnë nga ana e tyre kundër taksave të rritura”, u shpreh deputeti Salianji.

Në reagim të këtyre deklaratave, deputetja socialiste Elisa Spiropali tha se reagimi i opozitës është i dëmshëm për integrimin europian të vendit. Ajo u shpreh se deputetët e rinj të PD-së dhe LSI-së po keqpërdoren nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, të cilët sipas saj i tremben reformës në drejtësi.

“Pamjet nuk kanë nevojë për dëshmues, sepse janë aty, të para nga gjithë botë. Janë bërë revolucione nëpër botë për miell dhe bukë por nuk është parë që një opozitë që i ka humbur të gjitha lidhjet me realitet dhe me kauzën e saj, që nuk di a e ka patur, vjen tani në Parlament dhe kërkon të revolucionarizojë politiken e vendit, për të dëmtuar qeverinë. Por këta nuk kanë lidership. Kanë një burrë dhe një grua në krye, si Basha dhe Kremadhi, dhe përdorin deputetë të rinj si Salianji, Mehmetaj, etj. I ka hyrë një frikë e madhe në raport me reformën në drejtësi, dhe i hedhin deputetët mish për top aty në sallën e Parlamenti. E kanë katandisur Kuvendin në një mejhane, me miell, ujë. Po nuk mbahet shtëpia me miell hua. Basha po kërkon të mbajë “shtëpinë e tij” me miell hua, duke ia marrë LSI-së”, u shpreh deputetja Spiropali.

“Recitimi i Spiropalit sillet rreth opozitës. Nëse jam keqpërdorur unë, i marr parasysh kostot e mia. Po a i heq kjo rrezikun qytetarëve shqiptarë, arrestimin e kuksianëve, rritjen e taksave?”, iu përgjigj deputeti demokrat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Payet nuk ndalet shënon gol ndaj Leipzig
Previous article Debati i FORTË në studio/ Fevziu i hakërrehet Ballës: Më dëgjo mua! Gënjen... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT