Gjatë intervistës në ‘OPINION’ Meta e krahasoi rastin e Janullatosit me atë të ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi kur Fevziu e pyeti se një nga kushtet për të marrë pasaportë shqiptare është të flasësh gjuhën shqipe.
“Absolutisht ishte bindja ime e plotë instuitucionale, për shkak të ligjit për shtetësinë, ku mund të theksoj se fortlumturia e tij i plotësonte të gjitha kushtet.
Duhet të flasë edhe shqip apo jo? Edhe De Biazi nuk flet më mirë shqip.
Me këtë vendim i kam bërë një nder kishës Ortodokse Autoqefale. Kam qenë shumë i bindur për këtë dekret” tha Meta./ panorama


