Këngëtari i hiteve “Stay with me”, “Money on my mind”, “I’m not the only one”, Sam Smith ka vendosur të martohet me partnerin e tij, aktorin Brandon Flynn. Burime pranë çiftit kanë thënë se dyshja po mendon të martohet në Australi, disa javë pasi ky shtet legalizoi martesat e të njëjtit seks.
Dyshja ka filluar të kërkojnë për vendin e dasmës dhe thuhet se kanë zgjedhur një restorant në Sidney që njihet për mbrëmje dhe dasmat.
Sam Smith së fundmi rrëfeu për lidhjen me Brandon në një intervistë ku u shpreh se për herë të parë ndjente se duhet të ishte i lumtur.
Brandon Flynn nga ana tjetër poston shpesh foto me Sam Smith në Instagram duke mos e fshehur dashurinë që ka për këngëtarin 25-vjeçar.