• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DASMË E VDEKJE NË KOHË PANDEMIE/ Epidemiologët flasin për rreziqet: Duhet të ndryshojmë zakonet
Home
Sociale

DASMË E VDEKJE NË KOHË PANDEMIE/ Epidemiologët flasin për rreziqet: Duhet të ndryshojmë zakonet

25 August, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Të organizosh ceremoni mortore apo dasmë sot, ku virusi Covid-19 po merr çdo ditë e më shumë jetë, është një risk i madh që shumë familje në Shqipëri po e marrin duke mos kuptuar akoma se çfarë po ndodh. Të pandërgjegjësuar apo indiferentë ndaj këshillave që jepen nga ekspertët e shëndetit publik, kush frekuenton këto ambiente akoma nuk e di se mund të jenë ai ose të tjerë përreth tij, përhapës të heshtur të virusit Covid-19.

Por a kemi mundësi të shmangim infektimin në dasma apo ceremoni mortore? Epidemiologu Dritan Ulqinaku i pyetur nga Gazeta “Shqip” thotë se nisur nga traditat shqiptare është e vështirë të marrësh pjesë në ceremoni të tilla e të mos infektohesh.

“Ne rekomandojmë në udhëzimet tona që duhet mbajtur distanca deri në 2 metra por kur traditat tona e duan që të kërcejmë të kapur për dore në valle, kjo masë është e pamundur. Konsumimi i alkoolit i sjell njerëzit në qejf dhe për pasojë afrohen të flasin me njëri-tjetrin apo të puthen e përqafohen. Puthjet djersitja rrezikojnë që të bëhen shkak për infektimin me Covid, nëse dikush në atë grup është i prekur”, thotë epidemiologu Dritan Ulqinaku.

E njëjta situatë konstatohet dhe në ceremonitë mortore. Ulqinaku thotë se njerëzit vijojnë të shkojnë në ambiente të tilla duke respektuar traditat që e duan që i vdekuri të ruhet gjatë gjithë natës duke qarë te koka e tij. Apo më keq akoma në ceremoninë e varrimit shkojnë pothuajse të gjithë, pa maska e pa mbajtur distancën, në automjete e autobusë të mbushura plot e përplot.

“Ka ardhur koha të heqim dorë nga tradita. Pandemia duhet të na ndërgjegjësojë se nuk duhet të luajmë me vdekjen. Rastet e shumta pozitive me Covid-19 të këtyre ditëve kanë si shkak plazhin, dasmat e ceremonitë mortore”, thotë Ulqinaku.

A ka ardhur koha që të jemi racionalë? Ekspertët thonë se duhet të tregojmë se jemi popull i civilizuar, që mbi ndjenjat tona, dëshirat e momentit, të vëmë në punë logjikën duke respektuar rregullat e duke dhënë të gjithë shembullin tonë personal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË SPITALIN INFEKTIV/ Rama jep lajmin e mirë: Së shpejti rritje pagash për të gjithë mjekët dhe infermierët (VIDEO)
Previous article "KORONAVIRUSI KA NDRYSHUAR"/ Studimi: Ja përse ky është një lajm i mirë

s.autor

Postime të ngjashme

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh” Aktualitet

EKSTRADOHET NË ITALI JULJAN KOLLÇAKU/ I akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh”

ARRESTOHET 39-VJEÇARI NË LEZHË/ Sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro Aktualitet

ARRESTOHET 39-VJEÇARI NË LEZHË/ Sekuestrohen ora luksoze dhe 3.3kg flori me vlerë 300 mijë euro

VRAU ÇIFTIN E TË MOSHUARVE NË DROPULL/ Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72-vjeçar Aktualitet

VRAU ÇIFTIN E TË MOSHUARVE NË DROPULL/ Prokuroria kërkon 30 vite burg për autorin 72-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT