Çuditë nuk kanë të sosur në Shqipëri. Një e tillë ishte rezervuar për sot në Tiranë, në zonën e Saukut ku në këtë të dielë po zhvillohet një dasëm e pazakontë. Një emigrant nga Italia ia ka dalë që ti habisi të gjithë duke e marë nusen me helikopter. Një trend që sa vjen dhe po bëhet gjithnjë e më normal, si një mundësi për ti dhuruar vetes në ditën më të shënuar të jetës, një kujtim të paharruar për veten, bashkëshorten e pse jo edhe për komshinjtë. Ndryshe nga shumë të tjerë që krijojnë karvane me makina e bori, ai ka zgjedhur nusen ta marri me helikopter nga fshati Koçaj në Baldushk dhe ta sjelli në Sauk. Megjithëse distanca ështe fare e shkurtër, kjo nuk ka patur rëndësi në përzgjedhjen e dhëndrrit emigrant, por zhurma në këtë rast vlen më shumë se qëllimi. Në këtë rast, ndryshe nga zakonet tona, nusja nuk hyn nga “dera” po nga “çatia”. I pranishëm mes dasmorëve është dhe helikopteri që është ulur në taracën e vilës. Dëshmitarët u kënaqën dhe i nisën edhe redaksisë së Alpenews.al foto dhe videon.