Presidenti rus Vladimir Putin do të jetë një mysafir i papritur në martesën e së shtunës të Ministres së Jashtme austriake Karin Kneissl, konfirmoi Moska.
“Po, ai do të ketë një rrugë drejt Berlinit”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov nga agjencia e lajmeve Ria Novosti e Rusisë.
Ai i referohej bisedimeve të Putinit me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Zonja Kneissl, 53 vjeç, do të martohet me biznesmenin Volfgang Meilinger në shtetin austriak të Steiermarkit, thonë raportet.
Ndërkohë, këshilltari i Putinit Yuri Ushakov i tha agjencisë së lajmeve Interfax të Rusisë: “Ne do t’i telefonojmë dhe do t’i përgëzojmë.”
Ai shtoi se presidenti rus ishte ftuar të merrte pjesë në dasëm, kur vizitoi Austrinë më parë këtë vit.
Znj. Kneissl, një e pavarur, u zgjodh në postin e ministres së jashtme nga Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë të Austrisë, një partner koalicioni në qeverinë e tanishme.
Besohet se Partia e Lirisë ka lidhje me partinë qeverisëse ruse të Rusisë së Bashkuar.
/AlpeNews.al