• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DASHUROHEN PAS…”/ “The Guardian” shkruan për Tiranën:  Një qytet i mrekullueshëm për t’u vizituar
Home
Qyteti im

“DASHUROHEN PAS…”/ “The Guardian” shkruan për Tiranën: Një qytet i mrekullueshëm për t’u vizituar

7 June, 2019 k.autor Breaking News, Qyteti im

Tirana, prej kohësh tanimë, tërheq vëmendjen e gazetarëve të huaj për gjallërinë që ka, por edhe për transformimin e pësuar, sidomos kur ndërthuret ruajtja e së shkuarës me modernizmin.

Këto ditë, një nga gazetarët më të njohur britanikë, Shaun Walker, korrespondent i gazetës prestigjoze britanike “The Guardian” për Evropën Qendrore dhe Lindore, ka vizituar kryeqytetin shqiptar dhe përmes postimeve në Twitter ka ndarë me miqtë e tij disa nga momentet dhe përjetimet për Tiranën.

“Një vend i mrekullueshëm për t’u vizituar. Tirana është një vend interesant. Disa tregime nga Shqipëria vijnë së shpejti”, shkruan Shaun Walker.

Reagimet kanë qenë të shumta edhe nga miqtë e tij të huaj, të cilët e cilësojnë Tiranën si një qytet shumë të bukur dhe miqësor.

“Akulloret janë të mrekullueshme, njerëzit janë miqësorë, një qytet shumë i bukur. Pamje e mrekullueshme nga maja e teleferikut gjithashtu. Shpresoj që të shijoni pjesën tjetër të kohës tuaj atje”, shkruan njëri prej tyre.

Një tjetër, me profesion arkitekt, i cili e ka vizituar Tiranën tetorin e shkuar, thotë: “Studioja arkitekturore @C20WestMids kaloi një javë në Tiranë, tetorin e kaluar, dhe zhvilluan një prezantim në janar. Qytet interesant, njerëz mikpritës, histori të papara”.

Ritmi i kryeqytetit, por dhe ajo se çfarë ofron për turistët e shumtë, ka bërë që vizitorët të dashurohen me kryeqytetin. “Mahnitëse, faleminderit që e ndan me ne! Kam vizituar Tiranën tetorin e kaluar dhe e kam dashuruar”, shton një tjetër.

Mes shumë fotove të publikuara nga Shaun Walker, bie në sy edhe një postim për kryebashkiakun Veliaj. Gazetari thotë se teksa po intervistonte Veliajn, ky i fundit e ndërpret dhe i thotë: “Më prisni pak, sa të celebroj një çift” (dhe shfaqen karriket, mysafirët, torta)”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDALESA E PS NË URËN VAJGURORE/ Rama prezanton kandidaten e Bashkisë (LIVE)
Previous article ARDIT GJEBREA FESTON DITËLINDJEN/ Shakohoxha e befason me suprizën e veçantë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria... Aktualitet

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria...

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

"REVOLUCION"/ Qytetarët në ditën e 6-të të protestës për Zvërnecin! Nis marshimi drejt Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT