Një gjyshe 61 vjeçe dhe i dashuri i saj 24 vjeç, u kanë dalë kundër të gjitha rregullave të shoqërisë dhe janë fejuar me njëri-tjetrin.
Kurani McCain dhe e fejuara e tij, Cheryl McGregor u takuan kur ai ishte vetëm 15 vjeç, por atëherë nuk kishte ndjenja romantike për të, shkruan dailymail.
Dhe pavarësisht se ai ishte më i ri se një nga fëmijët e saj, ata të dy thonë se jeta e tyre seksuale është fantastike dhe ata kanë një kimi të shkëlqyeshme me njëri-tjetrin.

Gjyshja tha se ajo mërzitet nga komentet plot urrejtje të postuara në internet, ku ndan me krenari video të jetës së tyre, por bën çmos që t’i injorojë ato. Çifti u takua për herë të parë në 2012 në Romë.
Djali i Cheryl, Chris ishte menaxheri i të dashurit McCain dhe ajo vizitonte vendin e tij të punës për ta kontrolluar atë ose për të ngrënë, por atëherë ai ishte vetëm 15 vjeç kështu që nuk kishte asnjë përfshirje romantike.


