Aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë–Durrës, ku humbi jetën drejtuesi i autobusit dhe mbetën të plagosur 12 persona, dyshohet të jetë shkaktuar nga një arrest kardiak që mund të ketë pësuar shoferi 36-vjeçar, Redion Hasimi.
Sipas hetimeve paraprake, drejtuesi i autobusit nuk ka frenuar dhe nuk ka kryer asnjë manovër për të shmangur përplasjen, çka ka ngritur dyshimet se ai mund të ketë humbur ndjenjat gjatë drejtimit të mjetit.
36-vjeçari përshkonte pothuajse çdo ditë itinerarin Tiranë–Berat dhe anasjelltas. Verifikimet e Policisë tregojnë se në momentin e aksidentit ai nuk po qarkullonte me shpejtësi mbi normat e lejuara. Në segmentin ku ndodhi ngjarja, kufiri maksimal i shpejtësisë është 100 km/h, ndërsa autobusi lëvizte me një shpejtësi më të ulët.
Të afërmit e shoferit kanë prekur me dedikimet për Rediin Hasimin, Alpenews.al ju sjell disa prej tyre me foto.






