• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I dashuri i Viola Spiros u hetua nga dy prokurore holandeze, ja si u zbulua ai
Home
Aktualitet
Drejtësi

I dashuri i Viola Spiros u hetua nga dy prokurore holandeze, ja si u zbulua ai

28 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Drejtësi

Grupi shqiptar i trafikut të kokainës, që drejtohej nga i dashuri i Viola Spiros, u zbulua nga një hetim i gjatë që u krye nga 4 femra, dy prokurore të Amsterdamit, një oficere e sektorit investigativ në Holandë dhe një tjetër në Itali.

Pas hetimeve intensive, që u iniciuan nga dy prokuroret holandeze, Policia italiane dhe ajo e Holandës finalizuan një megaoperacion antidrogë më 16 nëntor, duke vënë në pranga 7 persona, që trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut, në Roterdam e më pas në Firence.

Policia italiane publikoi edhe pamjet e operacionit, ku mes të arrestuarve ishte edhe 28-vjeçari nga Lezha, Valentin Selaj, i cili rezultoi të ishte i dashuri i moderatores së njohur shqiptare, Viola Spiro. Në pamje duket qartë ku zhvillohej aktiviteti i grupit kriminal si dhe gjithçka që u sekuestrua.

Lajmi u bë publik fillimisht nga gazeta italiane “La Nazione”, e cila nuk jep shumë detaje, por në faqen e saj të parë ka publikuar një foto të shqiptarit Valentin Selaj bashkë me prezantuesen Viola Spiro. Sipas gazetës italiane, i dashuri i Viola Spiros kishte një rol shumë të rëndë- sishëm në grupin e trafikut të drogës, pasi siguronte kokainën nga Amerika e Jugut në Fierence, përmes shtetit të Holandës.

Nga ky operacion i përbashkët u kap një ton drogë, pas hetimeve në Firence, Amsterdam dhe Roterdam, ndërsa ishin nën hetim që prej vitit 2015. Deri tani nuk ka shumë detaje rreth personave të kapur, 7 shqiptarë dhe 4 italianë, por gazeta italiane e ka cilësuar Valentin Selajn si “bosi i kokainës”.

MEDIAT ITALIANE

“Ajo nuk ka asnjë faj. Përveçse është e bukur dhe e zgjedhura e Valentin Selaj, një nga bosët e klanit të shqiptarëve shkatërruar nga skuadra policore fiorentine me ndihmën e kolegëve holandezë. Dhe të mendosh që bandën e të fejuarit të saj e kanë zbuluar dy gra të Prokurorisë së Amsterdamit.

Këto dy gra dhe një tjetër në sektorin investigativ holandez, bashkëpunuan me një tjetër grua nga Firence dhe filluan të investigojnë mbi këtë grup. Investigimi filloi të nesërmen e një zënke banale rruge mes shqiptarësh, për kontrollin e territorit në Firence. Intuita i ndihmoi zonjat investiguese që po ndiqnin ngjarjen, se këtu nuk bëhej fjalë thjesht për një histori 3-4 prostitutash, por ishte diçka më shumë. Dhe kishin të drejtë”, shkruanin mediat italiane pas arrestimit të grupit të shqiptarëve.

Më tej, gazetarët italianë ironizonin rreth pasurisë që kishin ngritur me qindarka. “Një kuriozitet; një tjetër bos droge i grupit jetonte në një vilë luksoze e stilit ‘Scarface’. Madje, ai mbante foto të këtij personazhi si një idhull të tij. Dhe në fakt, edhe fundin e pati pikërisht si ai. Ndërsa një tjetër bos i grupit kishte blerë një hotel luksoz në Shqipëri me qindarka”, ironizojnë gazetarët italianë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Adelina Ismaili plane për tu martuar, zbulon kur do vishet nuse
Previous article Mazhorancë-Opozitë të ndarë edhe për 28 nëntorin

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT