Ka humbur jetën mbrëmë në spital gardisti Henri Haxhiraj, 37-vjeçar që u vetëplagos dje me armën e shërbimit.
Haxhiraj nuk i ka bërë ballë plagës së marrë, duke humbur jetën pas disa orësh në spital, shkruan Alpenews.al.
37-vjeçari ishte vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj, ndërsa kjo e fundit ka reaguar në rrjetet sociale duke vendosur shirit e zisë.
Këngëtarja ka reaguar në rrjetet sociale e pikëlluat për vdekjen e vëllait të saj.
“Vëlla është fjala që mban brenda dashuriné më të paster e më të madhe të kësaj bote. Dashuri që do të vdese bashkë me mua ashtu si dhe emri yt.
Por duke u bërë e fortë me hidherim të thellë me duhet t’ju lajmeroj ,se ai do te percillet nesër për ne banesen e fundit.
Ora 13:00 tek varrezat e Sharres.”, shkruan Sheila.



