Debatet mediatike marrin një peshë tjetër kur të ftuar janë liderët më të pushtetshëm, por edhe më të vështirë për “tu arritur” e për t’i patur në studio. Sa më i rëndësishëm e i pushtetshëm politikani, aq më i ndjekur e aq më i rëndësishëm është edhe gazetari, edhe emisioni i tij politik e aq më me influencë edhe media. Në të shumtën e rasteve, kanë televizionet dhe gazetarët më shumë nevojë për liderët. Por ka edhe shumë momente të tjera, kur janë udhëheqësit politkë ata që kanë më shumë nevojë për të parët. Sidomos gjatë momenteve të krizve politike, fushatave elektorale, skandaleve të pushtetit apo politikës në përgjithësi.
Ka raste kur gazetari është në fushën e vet dhe si profesionist nuk ka asnjë pengesë për të ftuar një udhëheqës, por mund të qëllojë që marrënia e politikanit me televizionin apo pronarët e tyre mund të jetë në mos armiqësore, e nderë ose e ftohte. Megjithatë ka shumë raste kur këto moemente atëherë kur duken më të tensionuara se kurrë, ti sheh që lideri del pikërisht në atë media dhe emision, që duket sikur ka më pak propabilitet që të ndodhë. Duke krijuar edhe një efekt surprizë.
E tillë është dalja që pritet të ketë Kryeministri Edi Rama tek Artur Zheji në Ora News, ku gazetari ka qenë ndër më kritikët kundër kryeministrit në katër vitet e fundit. Por, ky nuk është rasti i vetëm që ndodh kështu. Ja disa nga rastet e tjera.
Por, nuk mungojnë edhe rastet e kundërta. Sali Berisha dhe Blendi Fevziu, nga miq u shndërruan në armiq. Ish kryeministri dhe gazetari duket se kanë një urë ndarëse mes tyre. Nuk dihet nëse në të ardhmen do ta shohim sërish në studion e Opinion Berishën.
Trumbetohet me zë të lartë sa herë një lider partie do jetë i ftuar diku, aq sa edhe pa nisur biseda prodhohen materiale konsumi mediatik të cilat në vetvete nuk prodhojnë lajm, nuk shesin informacion. Por krijojnë një kureshtje të paparë për ta lexuar si informacion.
Në disa raste mund të shihet edhe si zbutje marrëdhëniesh mes medias dhe liderëve, por duhet thënë se njëra nuk bën pa tjetrën.
PËRGATITI: ALPENEWS.AL






