• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DASËM NË KOHË VIRUSI/ Si u mor nusja në kohë rekord për 60 min. Rrëfehet çifti shqiptar i sapomartuar (FOTOT)
Home
Sociale

DASËM NË KOHË VIRUSI/ Si u mor nusja në kohë rekord për 60 min. Rrëfehet çifti shqiptar i sapomartuar (FOTOT)

17 April, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pavarësisht se jemi në shtetrrethim me situatën e pandemisë, një çift nga Tirana nuk e ka shtyrë ditën e dasmës. Nusja doli me fustanin e bardhë nga shtëpia, dhe dhëndri e priti për ta marrë në shtëpi, në kohë rekord, me lejen e siguruar më parë nga policia.

Erioni dhe Anxhela kanë rrëfyer si u zhvillua dasma e tyre në një ditë shtetrrethimi, të dielën e 12 prillit, ku në rrugë nuk ka të drejtë të lëvizë askush veç policisë, personelit mjekësor e ushtrisë me autoblinda.

Nusja u mor në kohë rekord vetëm në 60 minuta për shkak se aq kohë zgjaste leja, duke respektuar të gjitha rregullat e kërkuara, jo vetëm distancën, por edhe të pajisur si nusja, ashtu edhe dhëndri, me maska, doreza dhe dezinfektantë.

“Po, dita e dasmës sonë u zhvillua të dielën siç e kërkon tradita. Proceduam sipas rregullave që kishte bërë të ditura policia. Morëm leje tek Policia Rrugore për fashën orare 11.00-12.00 për lëvizjen e dy makinave me nga dy persona secila. Na u desh të planifikonim mirë çdo detaj sepse kishim në dispozicion vetëm 60 minuta kohë. Që kjo të bëhej e mundur brenda afatit tonë, aplikuam një javë më parë për leje, e cila na u aprovua. Gjatë kësaj kohe të limituar, dhëndri shkoi me makinë dhe e mori nusen me fustan të bardhë sipas traditës”, ka treguar çifti.

Pengu më i madh i tyre ishte pjesëmarrja e madhe e të ftuarve që kishin planifikuar. Por çdo gjë funksionoi si një dasmë normale, sigurisht duke respektuar distancën mes njëri-tjetrit.

Gjatë rrugës nuk patën problem, madje një postobllok i respektoi me nderim ushtarak sipas dhëndrit.

“Traditat që u respektuan ishte pritja e nuses me oriz dhe me karamele, këputja e kulaçit dhe tek dera e shtëpisë rituali i lyerjes së derës me mjaltë. Shaminë e beqarit nuk e dogja. Mbajtjen e dorezave dhe maskave e morëm me shumë sportivitet dhe kjo do jetë një kujtim i bukur për më vonë, kur t’u rikthehemi kujtimeve të kësaj dite”.

Ndërkohë për muajin e mjaltit ende nuk kanë planifikuar diçka, pasi nusja është në pritje të ëmbël.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ Liverpool këshillohet ta mbajë në skuadër Shaqirin, ja arsyeja
Previous article KORONAVIRUSI/ Vajza e "El Chapo" dhe kartelet meksikane shpërndajnë ndihma për të goditurit nga kriza e pandemisë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT