Nje dite me pare doli lajmi se persona ende te paidentifikuar kane vjedhur shishen më të shtrenjtë të vodkës në një bar në Kopenhagen të Danimarkës.
Sot eshte publikuar nga APF videoja e momenteve te grabitjes te cilat tregojne një person të maskuar që kap shishen e Vodkas ruso-baltike e tregtuar nga krijuesi i makinave luksoze ruse me të njëjtin emër dhe me pas largohet nga Bar-Cafe 33.
Policia daneze po vijon hetimet per vjedhjen e shishes qe kushton plot 1.3 milion dollarës.
Pronari i barit dyshon se hajduti ka pasur bashkëpunim me persona të brendshëm të lokalit.
“Dikush duhet të ketë marrë çelësin nga persona që kanë punuar këtu më parë”, tha të enjten AFP, Brian Ingberg, pronari i barit.
Shishja e vodkës, e përshkruar si “më e shtrenjta në botë” nga Brian Ingberg, i është shërbyer presidentit amerikan të luajtur nga Kevin Spacey në sezonin e tretë të serisë amerikane “Shtëpia e kartave”./panorama


