• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DANIMARKA MBËSHTET SHQIPËRINË”/ Mazi prezanton në Kopenhagen progres raportin e KE
Home
Politikë

“DANIMARKA MBËSHTET SHQIPËRINË”/ Mazi prezanton në Kopenhagen progres raportin e KE

29 October, 2021 s.autor Politikë

Danimarka mbeshtet plotesisht miratimin e kuadrit negociues te Shqiperise, me bindjen qe zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perendimor eshte zgjedhja e duhur ekonomike dhe gjeostrategjike per Bashkimin Evropian.

Ky mesazh mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE u përcoll gjatë takimeve që Kryenegociatori i Shqiperise per integrimin ne BE, ambasadori Zef Mazi, zhvilloi diten e djeshme ne Kopenhagen (Danimarke).

Ai zhvilloi takime me Kryetarin e Komisionit te Politikes se Jashtme te Parlamentit te Danimarkes si dhe anetar i Presidiumit te Keshillit Nordik, z. Bertel Haardel, me Nen-Kryetarin e Komitetit Parlamentar per Ceshtjet Evropiane  dhe zgjerimin e BE, z. Henrik Møller, me anetarin e ketij komiteti, z. Christoffer Aagaard Melson, si dhe me Zevendes Sekretarin e Pergjithshem te Asamblese Parlamentare te OSBE, z. Gustavo Pallares.

Pala daneze theksoi se BE duhet te gjeje forcen dhe vullnetin politik qe te marri vendimin per hapjen teknike te negociatave dhe zhvillimin sa me pare te Konferences se pare Nderqeveritare.

Shqipëria sipas palës daneze duhet të vazhdojë punën e mirë të nisur në kuadër të proceseve reformuese.

Gjate tre takimeve te zhvilluara Kryenegiciatori Mazi paraqiti nje pasqyre te gjere dhe te hollesishme te progresit te Shqiperise ne rrugen e reformave me nje numer te gjere fushash.

Mazi theksoi ecurine  ne reformen ne drejtesi, perfshire procesin e veting-ut, progresin ne luften kunder korrupsionit, krimit te organizuar, imigracionit, pastrimit te parave si dhe ne fusha te tjera, dhe kerkoi nga mikpritesit njohje te progresit te bere dhe mbeshtetje per rrugetimin drejt BE.

Pjese e diskutimve ishte dhe prezantimi i gjetjeve kryesore te progres Raportit te KE “Shqiperia 2021”.

Kryenegociatori theksoi njohjen institucionale, kete here me shkrim, te Komisionit Evropian se Shqiperia i ka permbushur te gjitha kushtet dhe kerkesat per uljen per Konferencen e Pare Nderqeveritare.

Kryenegociatori beri nje prezantim te detajuar te pikave kryesore te raportit duke theksuar faktin qe ne asnje nga pikat e vleresimit Shqiperia nuk kishte njohur perkeqesim gjate vitit te fundit.

  

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DHUROI MAKINË E ALVISËS NIKUT? Hyseni reagon për herë të parë (FOTO)
Previous article A KA FRIKË FËMIJA JUAJ NGA GJILPËRAT? Si mund t’i ndihmoni ata para vaksinimit kundër Covid-19

s.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT