• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Danilo Alves, presion Skënderbeut: Fitojmë 1-0 me golin tim
Home
Futboll

Danilo Alves, presion Skënderbeut: Fitojmë 1-0 me golin tim

7 February, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

 Flamurtari shkon në superndeshjen ndaj Skënderbeut i vetëdijshëm në forcën që posedon dhe me objektivin për të triumfuar në një transfertë të vështirë. Kuqezinjtë kanë në favor mbrojtjen më të mirë të kampionatit që do të përballet me sulmin më të mirë të tij. Megjithatë vëmendja shkon pikërisht tek sulmi, aty ku kuqezinjtë kanë rigjetur një tjetër lider së bashku me kapiteninin Tomislav Busic, brazilianin Danilo Alves. Numri 99 i Flamurtarit vjen nga dy gola të shënuar në dy ndeshjet e fundit, ndërkohë që në transfertën e Kukësit doli i dëmtuar duke alarmuar disi ambientin. Në një intervistë ekskluzive për Supersport, Danilo Alves konfirmon se do të jetë në fushë për të ndihmuar skuadrën e tij.“Ndihem mirë dhe gati për të luajtur ndaj Skënderbeut pas problemeve që pata në Kukës. Është një ndeshje e rëndësishme dhe akoma më e fortë se ajo e javës së shkuar”.

Danilo Alves është një nga më të vjetrit në ekip dhe fjala e tij ashtu si ajo e kapitenit Busic dhe mbrojtësit Veliu ka peshë tek shokët e skuadrës. Vetë 27-vjeçari tregon gjendjen e skuadrës duke bërë dhe një analizë të ecurisë së saj.

“Kam folur me të gjithë shokët e skuadrës dhe janë të përqendruar për këtë ndeshje. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të fitojmë, për të arritur këtë duhet të japim maksimumin si skuadër. Ekipi po luan mirë ndërkohë që personalisht jam i lumtur për golat dhe shpresoj të shënoj edhe ndaj Skënderbeut si dhe në vijim pasi këtë edicion kam shënuar shumë pak për skuadrën”.

Flamurtari është skuadra rekord përsa i përket barazimeve këtë sezon me 8 rezultate të tilla. Danilo Alves ka idetë e qarta për rezultatin që i duhet në këtë 90 minutësh të rëndësishëm.

“Shpresojmë ta kalojmë me rezultat pozitiv këtë ndeshje. Nuk duhet të pësojmë gol dhe të mos humbasim. Do japim maksimumin dhe shpresoj të fitojmë 1-0”.

Në fund një fjali për të treguar karikimin që ka kapluar ambientin në Vlorë, por mbi të gjitha për të çuar optimizmin edhe tek publiku vendas.

“Jam optimist, fitojmë 1-0 me gol të Danilo Alves. Forca Flamurtari”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Laçi i plotë ndaj Partizanit, kërkohet suksesi i 3 radhazi
Previous article Vllaznia konfirmon Gjokën: Kandidatët për trajnerë, sajesa të turpshme

Q.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë Futboll

TJETËR SUKSES PËR ARBITRIN SHQIPTAR/ Florian Lata do të drejtojë finalen e Europianit U-17 mes Belgjikës dhe Italisë

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin Futboll

BESIKTAS ME TRAJNER TË RI/ Do vendosë edhe për Asllanin

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren Futboll

"KRENARI NËSE ARRIJ NDESHJEN E 100-të"/ Hysaj: Ndaj Luksemburgut për fitore, Maran i duhuri për kombëtaren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT