Ministri i Energjitikës, Damian Gjinuri, ka zgjedhur ta kalojë fundjavën në plazhin e Dhërmiut. Ai ishte në shoqërinë e bashkëshortes dhe vajzës së vogël.
Të sapoardhur në plazh, ministri po kërkonte të gjente një vend të mirë për të kaluar ditën, ndërkohë ajo që na bëri përshtypje ishte shkrimi i tij në bluzë me kuptim pak të çuditshëm. Në pamje të parë duket se ai ka të stampuar në bluzë fjalën “i pasur” por në të vërtetë “WOOLRICH” është thjesht një firmë rrobash.