• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DALMATËT E DOBRAÇIT”/ Italia kërkon ekstradimin e Ilir Bajrit, krimet që i rëndojnë mbi shpinë ‘të fortit’ të Shkodrës
Home
Breaking News

“DALMATËT E DOBRAÇIT”/ Italia kërkon ekstradimin e Ilir Bajrit, krimet që i rëndojnë mbi shpinë ‘të fortit’ të Shkodrës

10 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Shteti italian ka kërkuar ekstradimin e Ilir Bajrit, anëtarit të bandës së të fortëve të Shkodrës. Ilir Bajri është

Ilir Bajri ishte mes personave të përgjuar prej tyre dhe u arrestua 5 shtator 2018, në aksionin e RENEA-s, ku u godit e gjithë bandae Bajrave.

Ilir Rustemi (Bajri) rezulton të jetë autor i disa krimeve bashkë më të vëllanë Behar Bajri dhe i dyshuar në disa të tjera.

Sipas policisë së Shtetit, Me datë 28.01.2000 në fshatin Dobraç dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Për këtë vepër venale Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e ka dënuar vetëm me dy vjet burgim. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të datës 27 shkurt 2007 e ka dënuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2(dy) milion lekë gjobë për kryerjen e veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Me datë 14.01.1999 në lagjen Dobraç të qytetit të Shkdrës Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes me armë ndaj dy qytetarëve nga Berati, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Kamion me targë të Vlorës.

Me datë 15.02.2001 në lagjen Vasil Shanto të qytetit të Shkodrës është vrarë me armë zjarri shtetasi Arben Tuzi, vjeç 39 nga Shkodra. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.

Me datë 21.03.1999 Behar Bajri në bashkëpunim me shtetasin Ilir Bajri kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë ndaj Arben Tuzit dhe vëllait të tij. Nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri-tjetrin.

Ndërsa i arrestuari tjetër, Ilir Bajri Ilir akuzohet se në 4 gushtit të vitit 2006, ka vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom-Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve. Vrasja pati ndodhur pas një konflikti të dy autorëve me dy nga djemtë e viktimës, që janë pronarë të një lokali në Velipojë.

Autori kishte frekuentuar lokalin në Velipojë dhe në gjendje të pirë ka shkaktuar trazira në të. Kjo ka bërë që pronarët, djemtë e viktimës t’i kërkojnë Bajrit të mos vinte më në lokalin e tyre, pasi po u largoheshin klientët.

Nga kjo, autori është ndjerë i fyer dhe ka shkuar në Shkodër, tek shtëpia e Pal Kosterit dhe pasi e ka thirrur atë të dalë jashtë, e ka qëlluar me armë. Bashkëshortja e viktimës i ka identifikuar autorët, të cilët i njihte dhe më parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHEN SHIFRAT/ Ja cila është rroga e katërshes drejtuese të Milanit
Previous article LAMTUMIRË! Zarife Hasanaj prehet te Varrezat e Dëshmorëve (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT