• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DALJA E PËRGJIMEVE TË REJA/ Socialistët: Të hetohen prokurorët, janë të politizuar
Home
Politikë

DALJA E PËRGJIMEVE TË REJA/ Socialistët: Të hetohen prokurorët, janë të politizuar

5 June, 2019 F.autor Politikë

Në komisionin e Ligjeve është diskutuar sot rezoluta për Prokuroren e Përgjithshme, por dita përkoi me daljen e përgjimeve të reja nga ‘Bild’ mes anëtarit të bandës së Shijakut, Astrit Avdyli dhe kryetarit të bashkisë së Durrësit Dako, drejtorit të Ujësjellësit të Shijakut, kryetarit të bashkisë po të këtij qyteti, por edhe kandidatit aktual për kryetar të bashkisë dhe zyrtarëve të tjerë lokalë e votues.

Përgjimet kanë dalë nga prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi vetëm ajo i disponon CD-të. Nisur nga ky fakt, pra i nxjerrjes së sekretit hetimor dhe publikimit të përgjimeve që koiçidoi me seancën e sotme, socialistët ngritën shqetësimin për nxjerrjen e sekretit hetimor.

Bashkim Fino ka kërkuar që të  hetohen prokurorët kur nuk e ruajnë sekretin, ndërsa Spartak Braho theksoi se kemi prokurorë të politizuar, që përdorin informacionet e marra nga hetimi për të goditur palën tjetër.

Diskutimet në Komision
Vasilila Hysi: Projektrezoluta për prokurorinë e përgjithshme. Në rezolutë është vënë në dukje nevoja për rritje të hetimeve pasurore, pasi janë të ulura. Është kërkuar rritja e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me agjencitë e huaja. Është theksuar nevoja e hetimeve proaktive nga prokurorët për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Detyrat janë të shumta.

Veçoria e p/rezolutës është se kemi parashikuar rekomandime dhe afate, ku prokurori përgjithshëm duhet të sjellë raporte në kuvend, pa pritur raportimin vjetor. Brenda nëntorit prokuroria duhet të sjellë raportin për luftën kundër korrupsionit.

Të sjellë në kuvend të udhëzimet që nxjerr prokurori i përgjithshëm. Brenda shtatorit të sjellë një kalendar trajnimi për policinë gjyqësore. Brenda dhjetorit të raportojë për zbatimin e kodit të drejtësisë penale për të mitur.

Bashkim Fino: Sugjeroj ruajtjen e sekretit hetimor. Ndoshta duhej vënë si pikë më e rëndësishme. Ndoshta duhet rregulluar edhe me masat konkrete kur nuk garantohet sekreti. Të hetohen prokurorët kur nuk e ruajnë sekretin. Ja të shkojnë edhe ata prokurorë të përballen me hetimet penale.

Fatmir Xhafaj: Tek pjesa e rekomandimeve, cështja themelore është zbatimin, sjelljen, efektshmërinë e zbatimit të ndryshimeve kushtetuese për prokurorinë në funksion të luftës kundër kriminalitetit. Kemi bërë ndryshime kushtetuese dhe ligjore dhe duhet të bëjmë vlerësim se cili ka qenë impakti.

Prokurorja e përgjithshme ka detyrimin e nxjerrjes se udhëzimeve dhe bashkëpunimin me organet përgjegjëse. Me rezolutën duhet të dërgojmë mesazhe për prokurorët, mbështesë cështjen e sekretit hetimor. Duhet ndërhyre, sepse u bë rregull. 

Kemi akuza nga vende të ndryshme për kriminalitetin shqiptar. Prokuroria duhet të reagojë, sepse nuk është vetëm cështje e qeverisë. Duhet më tepër transparencë. Ta informojë prokuroria publikun, jo thashethemet e pazareve.

Spartak Braho: Ruajtja e sekreti hetimor ka të bëjë me suksesin e përfundimit të procesit hetimor dhe dërgimit të cështjes në gjyq. Kemi prokurorë të politizuar, që përdorin informacionet e marra nga hetimi për të goditur palën tjetër.

Vasilila Hysi: Nuk kemi pse t’i vëmë rekomandime për ruajtjen e sekretit hetimor, pasi është percaktuar në kodin e procedures penale ruajitja e sekretit hetimor.

Ulsi Manja: Ka një udhëzim për sekretin hetimor nga prokurori i përgjithshëm. Duhet të vemë theksin tek ndjekjen dhe zbatimin e këtij udhëzimi, që do të bëjë që nxjerrja e sekretit hetimor do trajtohet si vepër penale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NISMA KUNDËR FAKE NEWS/ SHBA mbështet në Shqipëri projektin e verifikimit të fakteve
Previous article SFIDAT ELIMINATORE ME ISLANDËN DHE MOLDAVINË/ Dëmtimet detyrojnë Rejën të ndryshojë formacionin, ja skema e re

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT