• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E EDMOND KOÇIT/ Arma dyshohet të jetë sjellë nga jashtë vendit
Home
Breaking News

DALIN TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E EDMOND KOÇIT/ Arma dyshohet të jetë sjellë nga jashtë vendit

21 March, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e Edmond Koçit, i njohur ndryshe dhe me nofkën Mond Çekiçi, ish-anëtar i Bandës së Durrësit.

Mësohet se deri tani janë shoqëruar në polici 30 persona, mes tyre edhe të afërm e të dyshuar. Mendohet se ekzekutorët kanë qenë vetëm 3 metra larg viktimës. Policia ka bërë me dije se autoret kanë qenë me kapuç në kokë dhe me shall. Ekzekutimi i Edmond Çekiçit ka qenë i mirëorganizuar, pasi autorët e kanë vëzhguar 40-vjeçarin prej kohësh.

Burime bëjnë me dije se në vendin ku u vra Koçi janë gjetur 35 gëzhoja, raporton newsbomb.al.

Arma që është përdorur në vrasje është e llojit AK-47. Ekspertët dyshojnë se ajo është blerë jashtë vendit pikërisht për të ekzekutuar ish-anëtarin e bandës së Durrësit.

Si ndodhi vrasja?

“Çfarë problemi keni?” Kjo është fjalia e fundit që ka thënë Edmond Koçi, ish anëtari i bandës së Durrësit që u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.16 të qytetit.

Shoferi i tij ka qenë dëshmitar i ngjarjes dhe u ka treguar efektivëve të Policisë gjithë dinamikën e ngjarjes. Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se atentatorët i kanë prerë rrugën Koçit dhe shoferit të tij. Kur Mond Çekiçi ka dalë nga makina për të sqaruar ngjarjen, ai është ekzekutuar.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje, madje dhe hetues nga Tirana ndodhen tani në vendin ku u vra 40 vjeçari, përballë Drejtorisë Arsimore të Durrësit. E gjithë zona është rrethuar dhe aty po bëhen kontrolle të imtësishme.

Në periferi të qytetit, në Katund-Sukth, është gjetur i braktisur dhe i djegur një mjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet se u përket autorëve. “Çfarë problemi keni?”, u ka thënë Koçi personave që ishin në makinën tjetër dhe iu kishin prerë rrugën, ndërsa ata i ajnë përgjigjur duke hapur zjarr.

Edmond Koçi konsiderohej nga Policia e Durrësit si person me rrezikshmëri të lartë, për shkak të së kaluarës së tij si anëtar i bandës së Lul Berishës, ndërsa ishte mik edhe me Emiljano Shullazin dhe Plarent Dervishaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BURREL/ Dëshmia e punonjësit të SHISH, ja dyshimi i tij
Previous article RIKTHIME DHE RISI/ Trajneri Reja zbulon listën e Kombëtares (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT