Zëvëndësministi i Mbrojtjes Civile në Greqi, Nikos Haradalias në një konferecë për median ka bërë me dije numrin e pushuesve që janë infektuar me Covid-19.
Ai deklaroi se autoritetet greke që nga data 1 korrik, kur u hap edhe kufiri për gturistët janë kryer 127.900 testime.
Haradalias u shpreh se nga pushuesit kanë rezultuar pozitiv 295 presona, përkatësisht: 78 raste janë shtetats serb, 63 bullgarë, 61 rumunë, 23 shqiptarë dhe 26 nga SHBA.
Sakaq, ai ka bërë me dije se nga 1korriku deri më tani, gjithsej 918.032 njerëz hynë në Greqi.
Kujtojmë që deri më tani në Greqi 19 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 4.048


