• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN SHIFRAT E COVID/ Sërish RRITJE të infektimeve të reja, 876 qytetarë të prekur dhe 7 VIKTIMA (BILANCI)
Home
Breaking News

DALIN SHIFRAT E COVID/ Sërish RRITJE të infektimeve të reja, 876 qytetarë të prekur dhe 7 VIKTIMA (BILANCI)

27 January, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 876 raste të reja me koronavirus.

Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 7 qytetarë.

Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 503 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Njoftimi:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 3512 testime, 503 të shëruar, 876 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3512 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 876 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 72 raste në Vlorë, 59 raste në Elbasan, 56 raste në Durrës, 45 raste në Kavajë, 33 raste në Shkodër, 28 raste në Sarandë, 26 raste në Krujë, Lezhë, Kurbin, 22 raste në Fier, 19 raste në Kukës, 18 raste në Lushnje, Shijak, 17 raste në Berat, Kamëz, Gramsh, 14 raste në Tepelenë, 13 raste në Mirditë, 12 raste në Librazhd, 10 raste në Mat, Delvinë, Dibër, Vorë, 9 raste në Gjirokastër, Malësi e Madhe, Patos, 8 raste në Vau i Dejës, 7 raste në Korçë, Pogradec, Ura Vajgurore, Skrapar, 6 raste në Mallakastër, Peqin, 5 raste në Rrogozhinë, Tropojë, 4 raste në Divjakë, Kolonjë, Kuçovë, Cërrik, Poliçan, 3 raste në Has, Belsh, Prrenjas, 1 rast në Përmet, Roskovec, Himarë, Memaliaj, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 503 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 45,383 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 280 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 4 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

 

COVID-19 – Statistika (27 Janar 2021)

Raste të reja ditore        876

Të shëruar në 24 orë     503

Të shtruar në spitale     280

Humbje jete në 24 orë   7

Testime ditore              3512

 

Testime totale            343,833

Raste pozitive             74,567

Raste të shëruara       45,383

Raste Aktive                27,845

Humbje jete                 1339

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   16142

Fier        2089

Durrës                  1523

Shkodër  1390

Elbasan  1283

Vlorë     1156

Lezhë    1023

Korçë    909

Berat     898

Gjirokastër 557

Dibër     440

Kukës    435

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZIKALTËRIT" E KISHIN PARALAJMËRUAR PREJ KOHËSH/ Inter ndryshon lëkurë, ja logoja e re që pritet të lançohet... (FOTO)
Previous article ZYRTARE/ Igli Tare godet në merkaton e janarit, Lazio merr mbrojtësin e "Kuqezinjve"...

F.autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË NË NDROQ/ Shoqërohen në polici 4 persona

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq Aktualitet

E PËSON KEQ/ Kërcënoi babain e gazetares për shkak të detyrës së saj, procedohet 30-vjeçari në Maliq

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali Aktualitet

PËSOI GODITJE NË TRU NË MES TË DETIT/ 49-vjeçarja shqiptare evakuohet me helikopter nga trageti Greqi-Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT