• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN SHIFRAT E COVID/ Numri i të SHËRUARVE kalon të INFEKTUARIT në 24 orë. Humbin jetën… (BILANCI)
Home
Breaking News

DALIN SHIFRAT E COVID/ Numri i të SHËRUARVE kalon të INFEKTUARIT në 24 orë. Humbin jetën… (BILANCI)

22 December, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 389 raste të reja me koronavirus.

Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 13 qytetarë.

Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 497 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

NJOFTIMI:

Ministria e Shëndetësisë: 2420 testime, 497 të shëruar, 389 raste të reja dhe 13 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të kufizojnë kontaktet me të tjerët, të qëndrojnë në shtëpi duke shmangur lëvizjet e panevojshme me qëllim parandalimin e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe vizitat tek të afërmit tuaj për të frenuar përhapjen e SARS-COV2.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë kryer 2420 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 389 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
177 raste në Tiranë, 20 në Elbasan, 19 në Durrës, 18 në Shkodër, 16 në Lezhë, 13 në Kavajë, nga 11 raste në Lushnje, Sarandë, 10 në Vlorë, nga 8 raste në Berat, Gjirokastër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, Bulqizë, Kuçovë, Këlcyrë, nga 4 raste në Mat, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Delvinë, Divjakë, Skrapar, nga 2 raste në Mallakastër, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Librazhd, Tepelenë, Ura Vajgurore, Belsh, Malësi e Madhe, Peqin, Klos, Shijak, Cerrik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,249 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 344 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Lezha, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetare nga Shkodra, 1 qytetare 33 vjeçare nga Kukësi më sëmundje bashkëshoqëruese, të moshave 33-81 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.
Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
COVID-19 – Statistika (22 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 389
Të shëruar në 24 orë 497
Të shtruar në spitale 344
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 2420
Testime totale 243,043
Raste pozitive 53,814
Raste të shëruara 29,249
Raste Aktive 23,454
Humbje jete 1111

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12937
Fier 1676
Durrës 1285
Shkodër 1299
Vlorë 1062
Korçë 1025
Elbasan 920
Berat 901
Lezhë 884
Gjirokastër 554
Kukës 485
Dibër 426

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS AKUZAVE PËR KORRUPSION/ FIFA padi penale ish-presidentit Blatter për "keqmenaxhim kriminal"
Previous article "ËSHTË NJË PUNË E VËSHTIRË, E NDËRLIKUAR"/ Zidane nxehet nga fjalët e Koeman: Po, ato më shqetësojnë

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor Aktualitet

TRAGJEDI NË KURBIN/ 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

THE TELEGRAPH: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA Aktualitet

THE TELEGRAPH: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA

AKSIDENT I RËNDË NË BULGAREC/ Makina përplas këmbësorin, plagoset 18-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË BULGAREC/ Makina përplas këmbësorin, plagoset 18-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT