• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN SHIFRAT E COVID/ Humbin jetën 20 qytetarë, ja sa INFEKTIME të reja ka (1014 TË VAKSINUAR)
Home
Breaking News

DALIN SHIFRAT E COVID/ Humbin jetën 20 qytetarë, ja sa INFEKTIME të reja ka (1014 TË VAKSINUAR)

4 March, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 847 raste të reja me koronavirus, ndërsa kanë marrë dozat e vaksinave 1014 persona.

Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 kanë ndërruar jetë 20 qytetarë.

Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 777 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.

Njoftimi i plotë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1014 të vaksinuar, 3268 testime, 777 të shëruar, 847 raste të reja dhe 20 humbje jetë në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1014 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 16,807 vaksinime.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3268 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 847 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

320 raste në Tiranë, 48 në Vlorë, 46 në Shkodër, 36 në Durrës, 35 në Fier, 30 në Kuçovë, 26 në Sarandë, 25 në Kurbin, 24 në Gjirokastër, 23 në Kavajë, nga 19 raste në Mallakastër, Përmet, nga 18 raste në Krujë, Korçë, 17 në Elbasan, nga 13 raste në Kamëz, Kolonjë, nga 10 raste në Lezhë, Bulqizë, nga 8 raste në Berat, Pogradec, Malësi e Madhe, 7 në Kukës, nga 6 raste në Mirditë, Tepelenë, nga 5 raste në Devoll, Lushnje, nga 4 raste në Mat, Gramsh, nga 3 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Memaliaj, Cerrik, nga 2 raste në Has, Pukë, Delvinë, Vau i Dejës, Belsh, Dibër, Roskovec, Peqin, Vorë, nga 1 rast në Tropojë, Divjakë, Shijak, Skrapar, Poliçan, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 777 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 72,853 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 609 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 20 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 63-85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (4 Mars 2021)

Raste të reja ditore       847

Të shëruar në 24 orë     777

Të shtruar në spitale      609

Humbje jete në 24 orë   20

Testime ditore               3268

 

Testime totale          479,285

Raste pozitive          110,521

Raste të shëruara       72,853

Raste Aktive              35,792

Humbje jete               1,876

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     23331

Fier         2626

Vlorë       1827

Durrës     1632

Shkodër   1345

Gjirokastër 1118

Korçë       883

Elbasan    837

Lezhë       798

Berat        713

Dibër       345

Kukës     337

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËNGA MBAN TITULLIN "UN MILLIONE DI COSE DA DIRTI"/ Ermal Meta shkëlqen në "Sanremo", kryeson listën nga votat e publikut italian
Previous article PARA NDESHJES NDAJ LIVERPOOL/ Trajneri Tuchel zbulon: Ja pse Klopp është gjermani më i preferuar

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar Breaking News

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes… Aktualitet

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes…

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve Aktualitet

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT