• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN SHIFRAT E COVID-19/ Ulje DRASTIKE e rasteve të reja në 24 orët e fundit. Humbin jetën 4 persona
Home
Breaking News

DALIN SHIFRAT E COVID-19/ Ulje DRASTIKE e rasteve të reja në 24 orët e fundit. Humbin jetën 4 persona

29 August, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë realizuar gjithsej 796 testime, nga ku 84 kanë rezultuar pozitivë.

Një numër ky relativisht i ulët krahasuar me ditët e fundit.

Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, në 24 orë kanë humbur jetën 4 persona, duke e çuar në 275 numrin total të jetëve të humbura.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon mbi situatën epidemiologjike në vend.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 796 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 84 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 28 raste në Tiranë, nga 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 7 raste në Kukës, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Mirditë, nga 2 raste në Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Korçë, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Divjakë, Malësi e Madhe.
97 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5020, që nga fillimi i epidemisë. Për të tretën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se i rasteve të reja të konfirmuara me COVID19.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 9 pacientë janë të intubuar.  Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 43 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 69 vjeçar nga Shkodra, 71 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar dhe 79 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, i shprehim ngushëllimet familjarëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel edhe një herë qytetarëve të respektojë në përditshmëri masat për frenimin e përhapjes së virusit:
Lani shpesh duart dhe mos e prekni fytyrën; Ruani distancën mbi 1.5 metër në ambientet publike; Vendosni detyrimisht maskën në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk është e mundur mbajtja e distances. Shmangni grumbullimet, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton gjithashtu bizneset se: Vendosja e maskës dhe barierrave mbrojtëse në shërbim në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me rigorozitet masat dhe protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së infeksionit.
Nese dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar,  të kontaktoni menjëherë mjekun e familjes ose të telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar për çdo informacion tjetër rreth COVID19″,
 njofton ministria.

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Rovena DajaInstituti i Shëndetit Publik

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 29. August 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “DUA SUPERSUPËN”/ Klopp “refuzon” Messin: Xhepat e Liverpool s’janë aq të thellë
Previous article UEFA ZGJEDH TOP-EKIPIN/ Skuadra e shkëlqyeshme e Championsit me Messin dhe pa CR7 (LISTA)

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes tyre dy efektivë policie Aktualitet

PROTESTA/ Katër të lënduar në spitalet e Tiranës, mes tyre dy efektivë policie

SHESHI SKËNDËRBEJ KTHEHET NË "SHTETRRETHIM"/ Policia bllokon hyrje-daljet, protestuesit hedhin molotovë Aktualitet

SHESHI SKËNDËRBEJ KTHEHET NË "SHTETRRETHIM"/ Policia bllokon hyrje-daljet, protestuesit hedhin molotovë

"SHQIPTARËT KËRKOJNË LARGIMIN E RAMËS"/ Reuters: Kryeministri paralajmëroi masa dhe gjoba, të rinjtë mbushin rrugët e Tiranës Aktualitet

"SHQIPTARËT KËRKOJNË LARGIMIN E RAMËS"/ Reuters: Kryeministri paralajmëroi masa dhe gjoba, të rinjtë mbushin rrugët e Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT