• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN SHIFRAT E COVID-19/ Humbin jetën DY persona. Ja sa raste të reja ka në 24 orët e fundit
Home
Sociale

DALIN SHIFRAT E COVID-19/ Humbin jetën DY persona. Ja sa raste të reja ka në 24 orët e fundit

19 August, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë 2 pacientë me covid.

Ndërkaq janë shënuar 158 raste pozitive, shifra më e lartë që nga fillimi  i pandemisë. 81 prej rasteve janë në Tiranë, e cila konsiderohet si varta më e nxehtë.

Njoftimi

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 864 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 158 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, nga 9 raste në Durrës dhe Vlorë, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Krujë, Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, nga 2 raste në Mat dhe Klos, nga 1 rast në Kukës, Kavajë, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë, Prrenjas.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3928 , që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 101 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbime të specializuar dhe 27 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen dy qytetarë, një 60 vjeçar nga Tirana dhe një 62 vjeçar nga Shijaku me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve: Shmangni grumbullimet masive në lokale, bare, dhe çdo lloj eventi apo ceremonie që rrezikon shëndetin tuaj dhe bëhet burim i shpërndarjes së infeksionit.
Sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë; nga epidemiologët në terren, mjekët e familjes në të gjithë vendin që monitorojnë personat e prekur nga COVID19 dhe deri tek stafet në të dy spitalet COVID që po trajtohen pacientët e prekur apo të dyshuar me infeksionin Sars-Cov 2, ku po punohet pa reshtur në shërbim të çdo qytetari. Që kjo punë e ekipeve të sistemit shëndësor të vlejë dhe numri i të infektuarve të mos rritet, duhet që, të gjithë të bashkëpunojmë duke respektuar masat e këshilluara nga ekspertët; Ruani distancën fizike, lani shpesh duart dhe mos e prekni fytyrën, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet që prekni më shpesh dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.
Virusi është ende mes nesh, dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm duke respektuar këto rregulla dhe duke u treguar të kujdesshëm në këtë normalitet të ri.
Në rast se dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 dhe keni shenja të sëmundjes, telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes”, 
njofton Ministria.

🔴 MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Marjeta DervishiInstituti i Shëndetit Publik

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 19. August 2020

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM NJË PROBLEM TË MADH"/ Cannavaro: As mamaja im nuk do të gjente dot një zgjidhje
Previous article REVOLUCION TEK BARCELONA/ Bartomeu nuk e do në ekip, vjen oferta e parë nga Anglia për Pique

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË QENDËR TË ELBASANIT/ Përplasen keq dy automjete

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo Aktualitet

VRAU TË DASHURËN E TIJ ILARIA SULA/ Gjykata e Romës dënon me burg përjetë autorin! Babai i shqiptares: Ai ende merr frymë, vajza ime jo

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar Aktualitet

E PËSON KEQ/ I vuri zjarrin tokës në Divjakë, kapet pranë vatrës së flakëve 29-vjeçari i dyshuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT