• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN SHIFRAT E COVID-19/ 156 raste të REJA në 24 orët e fundit. Humbin jetën DY persona. MSH: Ju lutemi bëni…
Home
Sociale

DALIN SHIFRAT E COVID-19/ 156 raste të REJA në 24 orët e fundit. Humbin jetën DY persona. MSH: Ju lutemi bëni…

10 September, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministria e Shëndetësisë tha sot se në 24 orët e fundit janë kryer 870 testime prej të cilëve 156 janë konfirmuar si raste të reja me koronavirus.

Gjithashtu, në të dy spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë dy qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit 62 persona e kanë fituar betejën me koronavirusin duke e çuar numrin total të të shëruarve në 6,346.

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Rovena DajaInstituti i Shëndetit Publik

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Donnerstag, 10. September 2020

Që në fillim të këtij komunikimi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju këshillon të mos neglizhoni shenjat e infeksionit SARS COV2, të kontaktoni menjëherë Urgjencën Kombëtare dhe nëse konfirmoheni pozitiv me COVID19 duhet patjetër të lidheni me mjekun tuaj të familjes, në mënyrë që të nisni trajtimin sa më parë sipas protokolleve të mjekimit. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi në linjën e gjelber falas 0800 40 40 ku do të merrni informacionin e duhur.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend gjatë 24 orëve të fundit:

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 870 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 156 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 62 qytetarë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

63 raste në Tiranë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Dibër,
nga 8 raste në Lezhë dhe Lushnje,
nga 7 raste në Fier dhe Vlorë,
nga 4 raste në Shkodër, Kukës, Berat, Gjirokastër,
nga 3 raste në Kurbin, Librazhd, Fushë-Arrëz,
2 raste në Has, Kavajë, Malësi e Madhe, Bulqizë,
1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Selenicë, Peqin, Gramsh, Skrapar.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Një 83 vjeçare nga Shkodra dhe një 87 vjeçare nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e distancimit fizik. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën. Lani dhe dezinfeksoni duart sa më shpesh.

Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe është rrezik për të gjithë. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar betejën me SARS COV2 dhe për të frenuar përhapjen e tij.

COVID-19 – Statistika (10 Shtator 2020)
Testime totale 71280
Raste pozitive 10860
Raste të shëruara 6346
Raste Aktive 4190
Humbje jete 324 (Qarku Tiranë 155, Durrës 44, Shkodër 37, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2194
Durrës 483
Shkodër 338
Lezhë 239
Elbasan 192
Korçë 159
Fier 161
Vlorë 143
Kukës 121
Berat 79
Gjirokastër 39
Dibër 42

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALIBIA E HUMBJES? Agron Duka: Rama do na vjedhi VOTAT në 2021
Previous article "ËSHTË HERA E FUNDIT QË..."/ Zbulohet qëndrimi i përbashkët i vendeve të BE për dialogun Kosovë-Serbi

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJATEN ME TRE MUAJ HETIMET PËR DOSJEN "BALLUKU"/ BKH kontrolle në 4 banesa e zyra në Tiranë e Durrës Aktualitet

ZGJATEN ME TRE MUAJ HETIMET PËR DOSJEN "BALLUKU"/ BKH kontrolle në 4 banesa e zyra në Tiranë e Durrës

GARA PËR PROKURORIN E PËRGJITHSHËM/ Pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto Aktualitet

GARA PËR PROKURORIN E PËRGJITHSHËM/ Pas Adnan Xholit shpall kandidaturën edhe Rovena Zoto

FENOMENI I ÇUDITSHËM NË GJIRIN E LALËZIT/ Një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale Aktualitet

FENOMENI I ÇUDITSHËM NË GJIRIN E LALËZIT/ Një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT