Kjo është pamja satelitore e vendit ku u gjetën të ekzekutuar Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në afërsi të fshatit Vrith. Me të kuqe janë rrethuar vendet ku janë gjetur parcelat me kanabis.
Në vendin ku janë gjetur trupat ka pasur 10 rrënjë kanabisi, ndërkohë me të kuqe janë rrethuar vendet ku janë gjetur parcelat e tjera. Shumë prej tyre ishin të korrura ndërsa për të tjerat po ndërhyn policia.
Trupat e pajetë të Vilson Çutaj dhe Klement Pepajt u gjetën pas 5 ditësh kërkime. Trupat u gjetën të ndarë një njëri tjetri dhe të ekzekutuar me kallashnikov. Fillimisht Danjeli ka qëlluar mbi Vilsonin trupi i të cilit është bërë shoshë nga plumbat dhe më pas ka qëlluar nga frika kushëririn e tij Klementin pas shpine.
Danjel Pepaj e mbante armën të fshehur në parcelën me kanabis në afërsi të fshatit Vrith, ku ndodhi dhe ekzekutimi i dy të rinjve.



