Një 15 vjeçar ka filmuar veten teksa ishte nën rrënojat e ndërtesës që u shemb nga tërmeti në Turqi.
Mediat turke kanë shpërndarë videon tronditëse, të çasteve që adoleshenti ka kaluar poshtë rrënojave. Fatmirësisht 15-vjeçari është shpëtuar nga forcat zjarrfikëse. Nëna e tij ka treguar për mediat se i biri është në spital dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Tërmeti me magnitutë 6.6 në shkallë rihter që ra në afërsi të Izmirit në Turqi dhe ishullit grek të Samosit ka shkaktuar dhjetëra viktima.
Deri në këto momente janë gjetur 65 trupa të pajetë dhe janë plagosur mbi 900 persona. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e njerëzve të tjerë që kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura.


