Kjo është një nga ngjarjet e denja për skenar filmi. Një gangster francez famëkeq, Redoine Faid arratiset nga një burg i Parisit me një helikopter. Videoja e marrë nga një i burgosur tjetër në burgun Reau që tregon se si Faid bën arratisjen e tij të guximshme. Të burgosurit e tjerë dëgjohen se si e inkurajojnë.
Arratisja ndodhi në momentet kur Faid sapo ishte transferuar në këtë burg. 3 bashkëpunëtorë të tij morën peng një helikopter të cilin e detyruan të të ulet në sheshin e burgut. Më pas ata prenë hekurat dhe kërcënuan rojet ndërsa Faid ishte duke kryer procedurat e regjistrimit. Pasi morën të burgosurin ata e ulën helikopterin 37 kilometra larg burgut duke u larguar me një makinë të zezë Renault.
Faid ka qenë edhe më herët “njeriu më i kërkuar i Francës” pasi kjo është hera e dytë që arratiset nga burgu. Në vitin 2013, ai u arratis nga qelia duke përdorur dinamit. Ai po vuan një dënim 25-vjeçar për një grabitje të armatosur që çoi në vdekjen e një polici në vitin 2010.