Dalin pamjet nga aksidenti në Tiranë, ku tre persona mbetën të lënduar pasi një autobus është përmbysur.
Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forca policie. Shoferi i autobusit të linjës së Krrabës, ka humbur kontrollin dhe autobusi është kthyer përmbys. Por gjithashtu ka goditur edhe dy makina të tjera.
Drejtuesit të autobusit i është bërë testi i alkoolit dhe nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike.