Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka mbërritur në Vorë, për të ndjekur nga afër procesin e votimit për kryetar bashkie, teksa janë shfaqur disa problematika që prej mëngjesit, duke nisur që nga anëtarët e komisioneve në Qendrat e Votimit, tek votimi familjar.
Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se në QV 1554 në Kuç ka pasur votim familjar dhe votuesit janë udhëzuar për këtë të votojnë.









