• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DALIN PAMJET/ Momenti kur bosi i mafias arratiset me çarçafë nga burgu i sigurisë së lartë
Home
Jetë

DALIN PAMJET/ Momenti kur bosi i mafias arratiset me çarçafë nga burgu i sigurisë së lartë

26 February, 2023 F.autor Jetë

Ky është momenti kur një person i konsideruar si koka e klanit Lombardi-Scirpoli në mafian Gargano në Itali arratiset nga burgu. 39-vjeçari ka realizuar një skenë që është e denjë për filmat aksion. Ai arriti të arratiset nga muri i burgut me anë të një litari të bërë me disa çarçafë.

Marco Raduano, i njohur si “Topi”, ishte dënuar dhe vuante dënimin në një burg të sigurisë maksimale në Basu ‘e Carros të Nuoros në Sardegna. Ai bëhet i pari që arratiset nga ky burg, ku në fakt ndodhen edhe persona të tjerë të dënuar si pjesëtarë të mafias ose për terrorizëm.

Bosi italian i mafias ishte në burg prej vitit 2018 dhe dënimi i tij mbaronte në vitin 2046. Raduano u arratis të premten pasdite në orën 17:00. Por alarmi u dha 2 orë më vonë, në 19:00. Sipas detajeve nga mediat italiane dyshohet se arratisja është planifikuar në detaje dhe është lehtësuar nga disa persona që e kanë pritur të burgosurin jashtë.

Siç dallohet nga videoja, Raduano pasi është hedhur në fund nga një lartësi prej 5 metrash largohet me vrap dhe zhduket. Hetuesit besojnë se ishte dikush që e priste atë në periferi të Nuoros dhe kështu ai ka shmangur hyrjen në qendër të qytetit.

VIDEO | Momenti kur bosi i mafias arratiset me çarçafë nga burgu i sigurisë së lartë

Pasi zyrtarët e burgut kanë kuptuar që bosi i mafias mungonte kanë nisur ta kërkojnë përgjatë gjithë Sardenjës. Mediat thonë se janë ngritur pika kontrolli në porte dhe aeroport. Kërkimi filloi në zonën e Foggia-s, ku ka bazën mafia Gargano dhe ku dyshohet se i arratisuri mund të kërkojë ndihmë dhe mbrojte.

Sipas Il Giornale kur mediat shkruan për arratisjen e bosit në Vieste kanë shpërthyer fishekzjarre. Por kryebashkiaku i këtij qyteti tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se fishekzajerret shpërthyen sepse kishte ditëlindjen një 40 vjeçar.

VIDEO | Momenti kur bosi i mafias arratiset me çarçafë nga burgu i sigurisë së lartë

Raduano konsiderohet një figurë drejtuese në luftën që po bën mafia në Vieste. Më 3 Shkurt ai kishte marrë dënimin me 19 vite burg për trafik droge. Po ashtu, ai dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Giusepppe Silvestri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I FRIKSHËM NË DURRËS/ Makina hipën mbi trafikndarës
Previous article DETAJET/ Ky është autobusi me targë ‘AB 802 CT’ i përmbysur në Kroaci. Humb jetën pasagjeri 41 vjeç

F.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT