Pas vendimit të Lulzim Bashës për të dëbuar Sali Berishën nga Partia Demokratike, “selia blu” është pushtuar nga tensione të forta.
Nga njëra anë janë përkrahësit e Berishës dhe nga ana tjetër përkrahësit e Bashës të cilët nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre.
Ditën e sotme është zhvilluar takimi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ku deputeti Flamur Noka ka bërë diskutime të ashpra me Lulzim Bashën.
Fill pas daljes, Noka është konfliktuar me prurjen e Bashës në PD Ervin Salianji.
Ky i fundit ka mbajtur qëndrimin pro largimit të Berishës ç’ka ka irrituar më shumë ligjvënësin demokrat i cili tentoi të përplaset fizikisht.
Më poshtë disa fotografi nga vijimi i debatit gjatë daljes nga salla e mbledhjeve.




