• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN PAMJET/ Momentet nga operacioni i shpëtimit të 24-vjeçarit polak, e nxjerrin me barrelë nga…
Home
Aktualitet
Kronikë

DALIN PAMJET/ Momentet nga operacioni i shpëtimit të 24-vjeçarit polak, e nxjerrin me barrelë nga…

9 April, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Këto janë momentet nga operacioni i shpëtimit të 24-vjeçarit polak, A. P., i cili qëndronte prej pothuajse 21 orësh në greminën në Kanionet e Gjipesë.

I riu është nxjerrë i sigurt nga humnera me ndihmën e zjarrfikësve, shërbimeve policore dhe ekipit të urgjencës.

Turisti polak u rrëzua në greminë mesditën e së premtes dhe pësoi frakturë në këmbë. Pavarësisht përpjekjes së ekipeve të shpëtimit gjatë ditës së djeshme për ta nxjerrë, nuk mundën për shkak të terrenit të vështirë dhe 24-vjeçari e kaloi mbrëmjen në Kanionet e Gjipesë.

Shpëtimi i tij u bë i mundur gjatë ditës së sotme dhe i riu është transportuar në spitalin e Vlorës, ku do marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shtetasi polak raportohet se aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi policisë:

Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse, falë ndihmës së një alpinisti nga Vlora, në një shkallë të lartë vështirësie dhe rreziku për jetën, bënë të mundur nxjerrjen, nga kanionet e Gjipesë, e një turisti polak.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, përmes një mesazhi, të dërguar nëpërmjet Drejtorit Vendor të Policisë Vlorë, që ka ndjekur e drejtuar operacionin e shpëtimit, ka falenderuar alpinistin nga Vlora, Kosta Xhaho, Delta Forcën , zjarrfikësit, shërbimet e Policisë Himarë dhe ekipin e Urgjencës, për sakrificën dhe shpëtimin e turistit polak.

Në lidhje me informacionin paraprak të datës 08.04.2022, ku në Sallën e Komandës dhe të Kontrollit në DVP Vlorë, ka ardhur një telefonatë nga një turist, shtetas polak, A. P., 24 vjeç, i cili kishte kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ishte rrëzuar në vendin e quajtur “Kanionet e Gjipesë” dhe kishte pësuar frakturë në njërën këmbë, sqarojmë se:

Menjëherë në drejtim të tij u nisën shërbimet e Policisë Himarë, MNZ Himarë, Delta Forca, një mjet i Urgjencës Mjekësore, si dhe alpinisti Kosta Xhaho.

Pas një pune profesionale në kushte të larta të rrezikshmërisë për jetën, për shkak të terrenit mjaft të vështirë, dhe duke treguar kujdes që turisti të mos dëmtohej më shumë, paraditen e sotme, u bë e mundur nxjerrja e shtetasit polak dhe transportimi i tij për ndihmë mjekësore. Shtetasi polak A. P. është aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TI DO MOS FLAS? S'KA NDODHUR AS NË 90"/ Braçe kapet me deputetin e PS dhe s’i kursen kritikat: Duhet ta pranojmë...
Previous article E FUNDIT/ Rol kyç te firma për INCENERATORËT, ndalohet nga Policia Etleva Kondi sapo zbriti në Rinas

F.autor

Postime të ngjashme

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person Aktualitet

INCIDENT NË ZONËN E MALIQIT/ Rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg Aktualitet

PROTESTA E 29 NË TIRANË/ Nga sheshi 'Skëndërbej' qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Rama n'burg, Berisha n'burg

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Policia heq instalacionin e këpucëve, protestuesit përplasen me uniformat blu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT