Pesë efektivë të policisë janë plagosur nga përplasjet e dhunshme të protestuesve sot në tubimin e pasdites së opozitës. Efektivët u dërguan në QSUT pasi kanë pësuar djegie në fytyrë nga hedhja e fishekzjarrëve nga protestuesit.
Priten të mësohen më tej detaje të sakta se në çfarë shkalle janë djegiet.








