Publikohet për herë të parë video nga brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku më datë 16 shkurt 2019 deputetët e opozitës mësynë me forcë brenda dhe sulmuan efektivët.
Në videon e siguruar nga newsbomb.al duken deutetët e PD Flamur Noka, Klevis Balliu, Enekelejd Alibeaj, Gent Strazimiri etj. teksa konfrontohen me efektivët e policisë.
Por ajo çfarë bën ish ministri i Brendshëm Noka është e paprecedentë. Noka tërheq forcërisht një nga afektivët nga pas koke, duke hyrë brenda zyrës së drejtorit.
Një akt i shëmtuar dhune, bërë ky nga njerëzit e zgjedhur si përfaqësues të popullit. Megjithatë vlen për tu theksuar se policia nuk e ka referuar këtë ngjarje në Prokurori duke ndenjur “duarkryq” përballë ish-deputetëve.
Kujtojmë se nesër mbahet protesta e rradhës e opozitës dhe PD ka deklaruar zyrtarisht se nuk e njeh institucionin e Drejtorisë së Policisë dhe as drejtuesin e tij.