• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN PAMJET/ I shtrirë në tokë në tentativë për t’u larguar, momenti I EKZEKUTIMIT të vëllait të Talo Çelës
Home
Aktualitet
Kronikë

DALIN PAMJET/ I shtrirë në tokë në tentativë për t’u larguar, momenti I EKZEKUTIMIT të vëllait të Talo Çelës

18 September, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

ABC News publikon pamjet e ekzekutimit të vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela mëngjesin e të enjtes në një lokal në Bradashesh. Në foton e parë Çela duket duke pirë kafe me një filxhan kafeje në dorë, ndërsa shoqërohet edhe nga një tjetër person.

Ndërsa në foton e dytë Bujar Çela është ngritur nga tavolina për t’u larguar por atentatorët e kanë qëlluar me 21 plumba duke e lënë të vdekur në tokë. Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë së lokalit, kanë fokusuar momentin kur Çela është i shtrirë në tokë.

Gëzhojat u gjeten të shpërndara në pjesë të ndryshme të lokalit. Menjëherë pas ngjarjes, dëshmitari i vetëm që ishte me të në tryezë, u shoqërua dhe u pyet nga grupi hetimor. Burime nga policia konfirmojnë për ABC News, se ai ka deklaruar gjithçka kishte parë dhe mënyrën se si mjeti “Renault” ku ndodheshin autorët, iu afrua lokalit. Të gjitha deklaratat e dëshmitarit okular po verifikohen nga policia, por për shkak të hetimit nuk bëhen me dije të tjera detaje.

Bujar Çela u qëllua nga tre lloje armësh tip pistoletë dhe mori 21 plumba në trup.  Ai ka qenë duke pirë kafen e mëngjesit në momentin që atentatorët e kanë qëlluar me 21 plumba duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa të shtënat nuk janë dëgjuar, pasi armët kanë qenë me silenciator.

Ka qenë ekspertiza e kryer që ka konfirmuar se trupin e 50-vjeçarit në pjesë të ndryshme e kanë përshkruar 21 plumba. Makina e autorëve, që dyshohet se kanë qenë më shumë se tre u gjet disa minuta më pas e braktisur dhe djegur në fshatin Murras buzë hekurudhës në Papër.

Bujar Çela ishte person pa precedent penalë dhe punonte si taksist në të zezë, ndërsa ekzekutimi dyshohet se mund të jetë hakmarrje për aktivitetin kriminal të vëllait./abcnews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PASURI NATYRORE"/ Investime për ta shndërruar liqenin e Prespës në një destinacion të vërtetë turistik
Previous article SHKËLQEN MESFUSHORI KALLAKU/ Kapiteni i Shqipërisë U-21 lë shenjën e parë në Kroaci

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT