• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN PAMJET E KAMERAVE PAS VRASJES SË FATBARDH LICIT/ Çfarë e tradhtoi ish-misin dhe të “FORTIN” e Shkodrës
Home
Aktualitet
Kronikë

DALIN PAMJET E KAMERAVE PAS VRASJES SË FATBARDH LICIT/ Çfarë e tradhtoi ish-misin dhe të “FORTIN” e Shkodrës

14 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mëngjesin e 10 gushtit 2018, Safet Bajri, i njohur si i forti i Dobracit, së bashku me të dashurën e tij, Eria Agon, ish-miss, dhe Astmer Bilalin, udhëtuan nga Tirana me qëllimin për të ekzekutuar Fatbardh Licin, një personazh me lidhje të ngushta me familjen e Bajrave. Ata arritën në Lezhë në orën 06:11 dhe më pas udhëtuan për në Shkodër, ku Bajri dhe Bilali përdorën një automjet të vjedhur për të afruar tek lokali i qirasë së Sokolit, vëllait të Fatbardh Licit.

Në momentin që Fatbardh Lici po pinte kafen e tij të mëngjesit në lokal, ai u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke humbur jetën në vend. Pas vrasjes, grupi i dyshuar lëvizi me automjetin drejt Dobracit, ku dyshohet se Safet Bajri shkoi për të fshirë gjurmët dhe më pas Astmer Bilali djeg automjetin që kishin përdorur gjatë vrasjes. Pas disa minutash, Eria Ago, e dashura e Safetit, drejtoi një automjet tjetër dhe u larguan nga vendi i krimit.

Hetimet kanë zbuluar se Eria Ago, ndonëse kishte deklaruar para hetuesve se ndodhej në Tiranë gjatë ngjarjes, shfaqej në pamjet filmike 20 minuta pas atentatit në Shkodër, duke gënjyer në lidhje me alibinë e saj. Për këtë arsye, SPAK ka firmosur urdhër-arrest ndaj saj, nën dyshimet për krijim të kushteve për vrasje dhe përkrahje të autorëve të krimit. Ajo u arrestua dhe përballë hetuesve, ka dyshime se ajo kishte pasur dijeni për ngjarjen.

Vrasja e Fatbardh Licit dyshohet të ketë ndodhur si hakmarrje për vrasjen e Boran Bërcanës, një mik të Bajrave, dhe të partneres së tij, Silvi Ndoci, që dyshoheshin se kishin lidhje me atentatin ndaj Pellumb Kullës, dhëndrit të Licëve. Bërcana gjithashtu dyshohej të kishte lidhje me Gjin Ndojin, që u vra nga Behar Bajri, dhe ky atentat ishte pjesë e një hakmarrjeje të shtrirë në kohë dhe lidhur me ngjarje të ndryshme kriminale.

Hetimet kanë përdorur kamerat e sigurisë dhe analizën e provave të tjera për të lidhur Bajrit, Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin me krimin. Ata janë tashmë të akuzuar dhe po përballen me drejtësinë për vrasjen e Fatbardh Licit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MENDOJ SE DO NDODHË"/ Trump: E duam Groenlandën, kemi interesa strategjike
Previous article BËHUNI GATI PËR EPOKËN E RE BËRTHAMORE/ Si politikat e Trump mund të nxisin armatimin ekstrem të botës

s.autor

Postime të ngjashme

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së Aktualitet

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi Aktualitet

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT