Këto janë pamjet ku banonte Klodian Çalamani, monstra që vrau dhe groposi 8-vjeçarin Mateo të martën e 16 Nëntorit. Në brendësi të banesës por dhe oborrit, vetëm pak minuta më parë aty ishin prindërit dhe familjarë të tjerë të Mateos, të cilët kërkonin për prova dhe gjurmë të krimit në vendin ku u gropos djali i tyre.
Rrëmujë, ambient i çrregullt dhe i pistë, kjo është pamja që ofron dhoma e Klodian Çalamanit. 38-vjeçari ushqehej shpeshherë edhe nga familja Vasiu, të cilëve ai u mori jetën e djalit të tyre të vogël të martën e 16 Nëntorit.
Një banor i lagjes në fshatin Grecalli të Fierit, në emisionin “Uniko” tregonte më shumë rreth personalitetit të Klodian Çalamanit. Ai e konsideron 38-vjeçarin një “barbar” për të cilin nuk e kishin idenë se ishte i tillë.